• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk justifikojnë dot pasuritë

24 May, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Të vendosur nën projektorët e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ngritën kartonin jeshil dhe i hapën rrugën zbatimit të ligjit të vetingut në dhjetor të vitit 2016. Megjithatë, të dhënat e siguruara tregojnë se vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë të mos e kalojnë testin e vetingut në lidhje me pasurinë e tyre të deklaruar”, shkruan nw njw botim tw sotwm Aleksandra Bogdani, gazetare dhe drejtuese e rrjetit investigative ballkanik BIRN. Shkrimi i dedikohet pasurive të deklaruara përgjatë viteve 2003 2015 të nëntë anëtarëve të trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shtatë prej të cilëve  nuk i justfikojnë ato.

“ Pasuria e pajustifikuar, sipas kontrollit aritmetik logjik të deklaratave të dorëzuara në ILDKP kap vlerën e më shumë se 35 milionë lekëve, ose 11% të aseteve totale neto”, publikon autorja, duke sqaruar se  nga 97 deklarata të analizuara 14 rezultojnë me probleme, pasi pasuria e shtuar nuk mbulohet nga të ardhurat e deklaruara ndaj  vetëm dy prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e kalojnë testin e justifikimit të pasurisë për të gjitha vitet e deklaruara…

Në vijim të analizës autorja e shkrimit thotë se pasuria e gjyqtarëve të Kushtetueses është dyfishuar përgjatë 12 viteve. Në vitin 2003, ata kanë deklaruar në total 160 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e tyre kap vlerën e më shumë se 364 milionë lekëve. Fatos Lulo rezulton gjyqtari më i pasur i Kushtetueses, i ndjekur nga gjyqtari Vladimir Kristo të cilit i ka përfunduar mandati. Kryetari i gjykatës, Bashkim Dedja ka shënuar rritjen më të madhe në vlerë nga viti i pari i deklarimit deri në fund të vitit 2015, i pasuar në vend të dytë nga gjyqtari Fatmir Hoxha.  55% e pasurisë së kwtyre gjyqtarwve përbëhet nga pasuritë e paluajtshme, me një vlerë totale të deklaruar prej 1.6 milionë dollarë…

Lloogaritë bankare përbëjnë zërin e dytë më të lartë në buxhetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ato zënë 26 % të pasurisë, paratë cash 15%, automjetet 3% dhe sendet me vlerë të veçantë vetëm 1%… Ndonëse ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive ka vendosur si limit të parave që mund të mbahen në shtëpi shumën e 1.5 milionë lekëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e tejkalojnë shumëfish këtë vlerë. Sipas analizës së BIRN, nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar në ILDKP se zotërojnë në total më shumë se 54 milionë lekë cash ose 450 mijë dollarë. Të dhënat tregojnë se gjyqtari me pasurinë më të madhe, Fatos Lulo deklaron edhe vlerën më të larta të parave cash me rreth 18 milionë lekë. E dyta në listë me rreth 14.5 milionë lekë cash të deklaruara është gjyqtarja Altina Xhoxhaj, ndërsa pas saj vjen gjyqtari Gani Dizdari me më shumë se 9 milionë lekë cash. Paga nga funksioni përbën vetëm gjysmën e të ardhurave në portofolin familjar të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese…  Por pavarësisht se këto të dhëna duhet të ngrejnë këmbana alarmi për inspektorët e kontrollit, asnjëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është bërë pjesë e hetimeve për pasurinë e tyre, përfundon artikulli i Birn.

Paraardhëse

Kush janë 31 kandidatët që u përjashtuan nga ONM

Pasardhëse

Koalicioni i ri? Gjinushi takohet me Dukën

Pasardhëse

Koalicioni i ri? Gjinushi takohet me Dukën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.