• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Gjunjëzohet para gruas që e kërkoi tërë jetën, momenti i takimit të parë të nënës me të bijën që e dha për adoptim 52 vite më parë (VIDEO)

3 September, 2019
në Kuriozitete
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një video amatore shfaq momentin emocionues kur një nënë takohet për herë të parë në jetë me të bijën e saj.

Ann Blodgett, 73-vjeçe e kishte dhënë për adoptim vajzën e saj biologjike të lindur në shtator të vitit 1965, pasi që asokohe ishte e turpshme të lindësh një fëmijë jashtëmartesor dhe për faktin që nuk mund ta rriste e vetme.

Por edhe pse vitet kalonin, plagët për asnjë moment nuk shëroheshin. Kështu Ann tentoi ta gjejë bijën e saj, por ligjet ishin të rrepta dhe nuk arrinte assesi të kishte qasje në dokumentet për adoptimin e fëmijëve.

Në prill të vitit 2017, Ann e telefonoi një afërme për t’ia bërë me dije se ekziston një ueb-faqe që merret ekskluzivisht me gjetjen e të afërmeve përmes analizave të ADN-së, dhe se ADN-ja e saj po përshtatet qind për qind me atë të një gruaje.

Ann e kuptoi se gruaja e cila kishte ADN-në e njëjtë me të saj quhet Laurie Joncas, dhe se të dhënat e tjera përshtaten shumë me të kësaj gruaje që ka vuajtur shumë në jetë.

Në gusht të vitit 2017, ato u takuan për herë të parë në Martle Beach në Karolinën e Jugut, ku që të dyja ishin të pushtuara aq shumë nga emocionet sa që në një moment Laurie u gjunjëzua para të ëmës.

“I ke sytë e mi, i ke sytë sikur të ishe nëna ime”, thotë Laurie që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit.

E ky moment është filmuar nga një i afërm i tyre.

VIDEO:

Paraardhëse

Pamje që tregojnë se si një uragan i kategorisë së pestë shkatërron gjithçka para vetes (VIDEO)

Pasardhëse

Punëtori shqiptar në karrocë, mesazh politikanëve: Mos e kërkoni votën time

Pasardhëse

Punëtori shqiptar në karrocë, mesazh politikanëve: Mos e kërkoni votën time

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.