• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Gjunjëzimi i Skëndërbeut dhe “dashuria” e FSHF-së për… Kukësin

23 December, 2016
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Ditën e djeshme është mbyllur faza e dytë e Kategorisë Superiore, ku skuadra e Kukësit u shpall kampione e dimrit, e ndjekur nga Partizani që u rendit në vëndin e dytë dhe Skëndërbeu në vëndin e tretë.

Këto dy faza të para treguan fuqizimin e dy skuadrave Kukësit dhe Partizanit të cilat kanë zhvilluar dy faza spektakolare, pasi kanë udhëhequr kampionatin së bashku me Skëndërbeun, por këta të fundit kanë pasur një ecuri me ulje-ngritje.

Korçarët nuk kanë treguar atë forcë që kanë shfaqur në sezonet e shkuara, pasi në përballjet direkte më skuadrat pretendente për titull nuk kanë fituar asnjë takim. Në dy sfidat kundër Kukësit, ekipi i drejtuar nga Andrea Agostineli ka marrë një barazim dhe një humbje. Të njëjtën gjë ka marrë dhe ndaj Partizanit, ku në sfidën e fazës së parë në “Elbasan Arena” barazuan me rezultatin 0-0, ndërsa në sfidën tjetër që u luajt ditën e djeshme Partizani arriti një fitore spektakolare duke fituar në fushën e tyre me përmbysje.

Një rënie e ndjeshme e korçarëve që nuk janë më ajo skuadër e sezoneve të kaluara, ku këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara kanë shfaqur edhe ankesa ndaj gjyqtarëve.

Ndërkohë, surpriza e këtyre dy fazave është padyshim Kukësi që arriti ta mbyllë në vendin e pare, duke u shpallur kampionë të dimrit. Verilindorët kanë arritur që të krijojnë një skuadër solide kjo falë dhe trajnerit, Ernest Gjoka, i cili ka krijuar një frymë pozitive në ekip.

Gjithashtu, dhe përforcimi i sulmit me bomberin kroat Pero Pejiç, ka bërë që Kukësi të jetë një skuadrat që ka ofensivën më të mirë në Superligë. Në sfidat ndaj rivalëve direkt për titull, Kukësi nuk ka humbur as ndaj Skëndërbeut dhe as ndaj Partizanit, ku me këta të fundit ka marrë një fitore dhe një barazim.

Megjithatë, Kukësi duhet thënë që është një nga skuadrat më të “përkëdhelura” nga ana e Federatës Shqiptare të Fubtollit duke qenë se është një nga skuadrat më të favorizuara nga arbitrat. Pas anullimit të një goli mëse të rregullt në sfidën kundër Partizanit si dhe disa rasteve të dyshimta në favor të Kukësit, ata janë favorizuar dhe në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë.

Në takimin ndaj Skëndërbeut u dha një penallti skandaloze, që u pasua me një tjetër në takimin e fundit kundër Luftëtarit në Gjirokastër ku i është akorduar një tjetër penallti skandaloze nga arbitri edhe pse nuk ka pasur asnjë kontakt mes lojtarëve.

Kjo po tregon që Federata Shqiptare e Futbollit po i favorizon kuksianët dhe korçarët përballë ekipit të Partizanit, që deri më tani ka marrë vetëm një penallti, edhe pse nga moviola e ndeshjeve, rezulton që ndaj të kuqve të jenë shkaktuar disa penallti të pastra, por që nuk janë dhënë.

Gjithashtu dhe Partizani ka zhvilluar dy faza mjaft të mira ku pas shkarkimit të Sormanit dhe me ardhjen e Starovës, 15-herë kampionët e vendit ndryshuan tërësisht duke u rikthyer tek loja e bukur dhe fitoret.

Pavarsisht ndëshkimve që ka marrë në disa ndeshje nga ana e gjyqtarëve që e kanë penalizuar këtë skuadër me veprimet e tyre tendicioze, të kuqtë kanë treguar karakterin e një skuadre të denjë për të fituar titullin kampion duke mos u gjunjëzuar për asnjë moment.

Këto penalizime të Partizanit nga ana e xhaketave të zeza kanë ardhur dhe për shkak se kryeqytetasit janë një nga klubet që kanë dalë disa herë kundër FSHF-së, ku më i fundit ishte ai për fondin e solidaritetit. Partizani është një nga klubet e vetme që ka deklaruar hapur se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga ky fond.

Megjithatë pavarsisht këtyre favorzimeve që janë bërë deri më tani për Kukësin apo Skëndërbeun dhe penalizimet ndaj Partizanit dhe disa ekipeve të tjera, në 2017-tën të gjithë shpresojnë tek një reflektim i FSHF-së dhe i gjyqtarëve të cilët duhet të jenë të panshëm dhe të barabartë me të gjithë.

Në kundërt nëse kanë vendosur që të vijojnë me favorizime te ekipeve do të ishte më e ndershme që  ta thonë hapur, që të paktën mos të shohim një futboll teatral siç kemi parë këto vitet e fundit ku kampioni ka qenë gjithmonë i përcaktuar!

Paraardhëse

PS shkarkon Kokëdhimën: Sa votuan pro dhe kundër

Pasardhëse

Programi për Shqipërinë, KE miraton 89 milionë euro

Pasardhëse

Programi për Shqipërinë, KE miraton 89 milionë euro

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.