• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gjukanoviç pas takimit me Erdoğan: Turqia insiston në dyer të hapura të NATO-s dhe BE-së për Ballkan

30 August, 2021
në Botë
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Republika e Turqisë në mënyrë të shkëlqyer e kupton deficitin e stabilitetit që e kemi në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të kapërcyer atë deficit përmes proceseve të integrimit evropian dhe euroatlantik. Kjo është arsyeja pse Republika e Turqisë insiston në dyer të hapura të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Cetinje.

Ai shprehu kënaqësinë që Republika e Turqisë kontribuon në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën për media pas takimit me presidentin turk, Gjukanoviç gjithashtu shprehu kënaqësinë me respektin që Erdoğan tregoi për Malin e Zi me vizitën e tij.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë miqësore, marrëdhëniet ndërshtetërore janë shumë të zhvilluara dhe ndërkohë, falë anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ne jemi bërë partner përgjegjës në Aleancën e Atlantikut të Veriut“, – tha Gjukanoviç.

Ai i vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve si kuptimplota, të mbushura me lidhje historike dhe kulturore.

Sipas tij, diaspora malazeze në Republikën e Turqisë, e cila numëron më shumë se 150 mijë njerëz, është një urë e rëndësishme që lidh dy vendet.

“Këta njerëz janë kthyer emocionalisht në vendin e origjinës, Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë qytetarë përgjegjës të Republikës së Turqisë”, – tha Gjukanovic.

Ai shtoi se Bashkësia Islame në Mal të Zi është një faktor i besimit multietnik në vend. Gjukanoviç theksoi se Mali i Zi dhe Republika e Turqisë kanë marrëdhënie në secilën fushë.

“Presidenti Erdoğan dhe unë u pajtuam se ka hapësire reale për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, për rritjen e tregtisë së jashtme dhe investimeve”, – tha Gjukanoviç, duke shtuar se ata diskutuan për lëvizjet që duhet të bëhen në periudhën e ardhshme që të shfrytëzohen shanset.

Presidenti i Malit të Zi tha se e ka njoftuar presidentin e Republikës së Turqisë për realitetin e jetës politike në Mal të Zi, duke deklaruar se Mali i Zi është stabil. Ai shprehu mirënjohjen për vizitën në Mal të Zi dhe besimin se do të jetë një hap i rëndësishëm në ruajtjen e miqësisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Presidenti turk Erdoğan mbërriti sot për vizitë në Mal të Zi, pasi vizitës së djeshme në Bosnjë e Hercegovinë gjatë së cilës ai vizitoi Varrezat e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë, hapi Xhaminë e Bashçarshisë dhe u takua me kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik.

Paraardhëse

Rusia çon ushtarët për stërvitje pranë Afganistanit

Pasardhëse

Leo Messi i çmend të gjithë në Francë, portieri i Reims i kërkon foton e veçantë

Pasardhëse

Leo Messi i çmend të gjithë në Francë, portieri i Reims i kërkon foton e veçantë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.