• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Gjosha: Optimistë për dhjetorin. Proces i njëjtë si Serbia

25 November, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Në këtë rast ne kemi një deklaratë politike dhe unë e quaj të pavend në fakt për të komentuar një deklaratë e kujtdo  deputeti, të cilësdo parti, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendet e tjera të BE, të cilat janë retorikë me të cilat ne jemi mësuar, sepse politika ka edhe retorika të tilla”.

Është mjaftuar me këtë koment ministrja e Integrimit për deklaratën e deputetit gjerman Krichbaum. Por ajo është optimiste se në dhjetor Shqipëria pret një gjuhë pozitive nga Këshilli, nisjen e një procesi screening, i ngjashëm me rastin e Serbisë.

“Screening është diçka që ne e kemi kërkuar me kohë sepse në fakt është një proces teknik që do të na shërbejë ne së brendshmi për t’u bërë gati për procesin e negociatave në momentin kur vendet anëtare do të votojnë pro çeljes së negociatave. E kemi kërkuar, vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që kjo tashmë do të jetë në dorë të vendeve anëtare për të parë apo ndoshta edhe për të sugjeruar dhe ata vetë, mënyrën sesi do të procedohet me Shqipërinë”, shton Gjosha.

Edhe pse Komisioni Europian ka parashikuar të mos publikojë raporte për vitin 2017, ministrja e Integrimit risjell në kujtesë një rast kur kjo gjë nuk është zbatuar, duke lënë të hapur mundësinë për një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë në vitin 2017.

“Ne kemi patur një rast të tillë, që ka qenë pikërisht për statusin e vendit kandidat ku vendet anëtare kanë kërkuar nga Komisioni Europian një raport të ndërmjetëm. Pra, pasi u mblodhën Këshilli në dhjetor, raporti ka qenë i pranishëm në qershor, ku sërish është mbledhur Këshilli në 2014 për të vendosur përfundimisht për statusin e vendit kandidat. Kjo është një procedurë tashmë e njohur, por që gjithnjë u takon vendeve anëtare së bashku me Komisionin për të vendosur si do të procedohet”, thotë ministrja e Integrimit.

Gjosha do të jetë ditën e hënë pjesë e delegacionit zyrtar që do të udhëtojë në Gjermani për t’u takuar me Kancelaren Merkel dhe ajo pret që Kancelarja gjermane të kuptojë që Shqipëria ka bërë disa hapa përpara në procesin e integrimit, në përmbushjen e disa kushteve themelore që i ishin vendosur vendit tonë./ Top Channel/

Paraardhëse

Komisionari Hahn: Nga 95 kushte, Kosova ka plotësuar 93

Pasardhëse

Guvernatori Sejko takon ambasadorin rumun: Bashkëpunim mes bankave qendrore

Pasardhëse

Guvernatori Sejko takon ambasadorin rumun: Bashkëpunim mes bankave qendrore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.