• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Gjin Gjoni humbet gjyqin ndaj gazetarëve

23 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi të premten të pushojë çështjen e ngritur nga anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij për shpifje ndaj të përditshmes Shqiptarja.com dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.

Nga Gjergj Erebara

Pas një procesi gjyqësor tetëmujor, Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes civile për shpifje të ngritur nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij kundër gazetës së përditshme Shqiptarja.com dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, pasi në seancën e prezantimit të pretendimeve përfundimtare, pala paditëse dhe avokati i tyre nuk u paraqit në gjykatë.

Gjyqtarja Alma Kolgjika Hoxha, vendosi për rrjedhojë pushimin e çështjes.

“Jam i kënaqur me vendimin. Çështja dukej se u ngrit më shumë për të ushtruar presion se sa për të fituar një të drejtë. Mosparaqitja e avokatit të palës paditëse tregon se nuk e ka pasur seriozisht,” tha gazetari Elton Qyno i Shqiptarja.com pas përfundimit të gjykimit.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij ngritën padi ndaj Shqiptarja.com dhe gazetarëve Qyno e Doçi në qershor të vitit të kaluar, me pretendimin se raportimet e tyre mbi hetimet që kanë rënduar ndaj Gjonit gjatë viteve të fundit në lidhje me pasurinë e tij, i kanë shkaktuar cënim të personalitetit dhe shqetësim. Akuzuesit kërkonin përgënjeshtrim dhe një dëmshpërblim financiar prej 2 milionë lekësh nga Shqiptarja.com dhe nga 1 milionë lekë nga secili prej gazetarëve.

Ngritja e aktpadisë është kritikuar nga organizatat e medias brenda dhe jashtë Shqipërisë si një përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për t’i shtyrë ata drejt heshtjes.

Gjoni ka ngritur padi gjithashtu edhe ndaj Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative Shqipëri (BIRN Albania) dhe gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bodgani. Çështja ndaj tyre vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës.

Paraardhëse

Lexoni këto leksione për të pasur një seks të zjarrtë

Pasardhëse

I riu në Fier u vra nga policia me një plumb në kokë, xhaxhai tërheq trupin nga morgu

Pasardhëse

I riu në Fier u vra nga policia me një plumb në kokë, xhaxhai tërheq trupin nga morgu

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.