• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjimnazistja e shkëlqyer që u vetëvra me plumb në gjoks, ja dy pistat e hetimit

11 January, 2018
në Aktualitet
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detaje rreqethese nga ngjarja e rende qe ndodhi dje, në Fushë-Krujë, ku një 17- vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët.

Ata tentuan ta transportojnë të plagosurën drejt spitalit në Tiranës, por fatkeqësisht, ndërroi jetë gjatë rrugës nga një plumb në gjoks.

Sipas Policisë, viktima me inicialet E.T., 17 vjeçe, ishte maturante e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë.

Ajo mesohet se i ka dhënë fund jetës për motive ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut që çoi drejt këtij akti ekstrem vajzën, që jetonte së bashku me prindërit e saj.

Sipas të dhënave, vajza ndodhej e vetme në shtëpi në momentin që ka shkrehur armën në trupin e saj. Krisma e armës ka alarmuar fqinjët e saj, të cilët kanë rendur drejt banesës së 17- vjeçares, ndërkohë kanë lajmëruar edhe Policinë e Krujës për ngjarjen e rëndë.

Ajo është gjetur e plagosur me një plumb në gjoks dhe e mbuluar nga gjaku. Është tentuar për t’i dhënë ndihmën e parë drejt spitalit më të afërt, por gjatë rrugës, vajza ndërroi jetë. Policia, e cila mbërriti më vendin e ngjarjes, tha për gazetën “Panorama” se, vajza ndodhej më dhomën e saj në momentin që ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesë për të gjetur ndonjë letër lamtumire, me qëllim për të mësuar më shumë rreth motivit që shtyu vajzën drejt vetëvrasjes. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë letër lamtumire apo ku shpjegohej arsyeja e vetëvrasjes, ndërsa prindërit e saj ndodheshin në punë të dy.

Mësohet se vajza ndiqte gjimnazin në kryeqytet dhe ishte nxënëse e Gjimnazit “Petro Nini”. Prindërit e saj kishin vendosur ta shkollonin në kryeqytet për shkak të rezultateve shumë të mira të saj. Duke menduar se ky ishte një ndër gjimnazet më të mira në Tiranë dhe se kjo do t’i hapte perspektivë të mirë së bijës, 17-vjeçarja e bënte çdo ditë rrugën e Fushë-Krujës.

“Nga hetimet paraprake, kemi dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të pastër për motive ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes gjetëm armën (pistoletë), që 17-vjeçarja përdori për t’u vetëvrarë.

Për momentin, mbeten mister motivi që shtyu drejt këtij akti ekstrem vajzën dhe fakti se ku gjeti pistoletën që përdori për t’i dhënë fund jetës. Familjarët e saj shprehen se vajza nuk ka shfaqur shqetësime, ndërsa mohojnë faktin që të kenë pasur armën e zjarrit në shtëpi.

Ata e profilizojnë 17-vjeçaren si një vajzë të urtë, që nuk ka shfaqur kurrë probleme. Megjithatë, ne po vazhdojmë hetimet për të mësuar motivin që çoi drejt vetëvrasjes.

Dyshimet tona janë përqendruar në dy pista: atë të zhgënjimit të saj nga ndonjë lidhje dashurore, si dhe ndonjë konflikt brenda familjes, ndonëse familjarët shprehen se marrëdhënia me vajzën e tyre ishte krejtësisht normale. Na duhet të pyesim shokë e shoqe të vajzës për të mësuar më tepër mbi jetën private të saj, nëse ka pasur ose jo lidhje intime me ndonjë djalë, ku një ndarje e mundshme mund ta ketë ngarkuar nga ana psikologjike 17-vjeçaren”, thanë për gazetën burime nga grupi hetimor.

Grupi hetimor përjashton faktin e një vrasje të mundshme. Duke rindërtuar edhe një herë në vendin e ngjarjes skenën e krimit dhe duke marrë parasysh provat e mbledhura, hetuesit dolën në përfundimin se vajza është vetëqëlluar me pistoletë.

Paraardhëse

Puna, paratë, shëndeti dhe dashuria në 2018, ja çfarë parashikon horoskopi për ju!

Pasardhëse

Nuk është 13 mln, por 2 miliardë euro gjoba që po na sjell Edi Rama

Pasardhëse

Nuk është 13 mln, por 2 miliardë euro gjoba që po na sjell Edi Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.