• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjiknuri paralajmëron aksion masiv: S’do lejojmë më kamionë me mbingarkesë, po shkatërrojnë rrugët e vendit (FOTO)

23 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë

Ndërhyrja në këtë aks kryhet në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore dhe parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë. Investimi i parashikuar shkon në 4.3 milion euro dhe prek gjithashtu edhe gjithë sinjalistikën vertikale e horizontale.

“Jemi në segmentin Vorë-Fushë Krujë. Sot kemi mbaruar gati gjysmën, kemi arritur deri në Kthesën e Rinasit dhe kemi të bëjmë me një rehabilitim të plotë dhe të thellë sipas standardeve më të mira. Jemi duke punuar nga Rinasi deri në Fushë Krujë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, ka mundësi aksesi e lëvizjeje si për banorët e zonës apo doganën e Tiranës përmes rrugës paralele. Me ritmin që po ecet, mendojmë të mbarojë shumë më shpejt se afati i kërkuar”, theksoi drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.

Ndërkaq, ministri Gjiknuri vuri në dukje se ky është një tjetër kantier i rëndësishëm i mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të akseve kombëtare.

“Po investohen për herë të parë pas shumë vitesh këtu mbi 4 milion euro. Puna po ecën mirë dhe brenda fatit ne do kemi një rrugë thuajse krejtësisht të re. Një aks me rëndësi që lidh autostradën Tiranë-Durrës me pjesën e veriut të vendit. Qeveria po investon konsiderueshëm në mirëmbajtjen e rrugëve krahas hapjes së kantiereve të reja”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai vuri theksin tek nevoja për të mirëmbajtur rrugët edhe në aspektin e disiplinës së lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Na lind një detyrë që shumë shpejt do të kthehet në një aksion. Të mos lejojmë më kamionë mbipeshë të cilët janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës. Ata e shkatërruan autostradën Tiranë-Durrës, ata mund ta shkatërrojnë edhe këtë rrugë në vitet në vijim më shpejt nëse do lejohen mbingarkesat. Vihet re ky fenomen, kamionë që mbingarkohen me krom apo material të tjera. Shumë shpejt do të fillojmë një aksion me Policinë e Shtetit që të kontrollojnë që mos lejojmë më lëvizjen e tyre në mbipeshë”, insistoi Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, ndërhyrja duhet të garantojë që këto investime të rëndësishme që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë të kenë mundësi të jetojnë sa më gjatë.

Foto:

Paraardhëse

Ministri Xhafaj paralajmëron një ligj të ri për “të fortët”: Do ju “nxijmë jetën” (FOTO)

Pasardhëse

Lulzim Basha: Prokuroria ka prova për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, ja dy deputetët e tjerë të përfshirë me “Toyota Yaris” (VIDEO)

Pasardhëse

Lulzim Basha: Prokuroria ka prova për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, ja dy deputetët e tjerë të përfshirë me “Toyota Yaris” (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.