• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Gjiknuri në Himarë, thirrje emigrantëve të kthehen për të votuar

14 May, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Himara e Lukova ku ndodhej për prezantimin e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Adrian Gurma, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u bëri thirrje emigrantëve që të rikthehen në atdhe në 18 Qershor për të votuar.

“E rëndësishme është që ata të vijnë, të marrin pjesë në votime dhe siç e thashë, një pjesëmarrje e lartë në votime do të na japë qëndrueshmëri në qeverisje për 4 vitet e ardhshme. Me mbështetjen ndërkombëtare dhe me thellimin e reformave jam i sigurtë se qeveria në mandatin e ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht shumë më e mirë”, premtoi Gjiknuri.

Në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut, Gjiknuri do të mbulojë edhe Bashkinë e Himarës ndërsa Lukova është në përgjegjësinë e kandidatit Adrian Gurma.

“Jemi një skuadër fituese dhe për këtë do të luftojmë fort. Kam besimin se do të kemi mbështetjen tuaj maksimale”, u shpreh Gurma ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Gjiknuri u ndal më tej tek vlerat e kandidaturës së Gurmës në raport me shërbimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. “Ai është nga Lukova, pra pjesë e Bashkisë suaj dhe siç e tha vet, mua më ka bërë përshtypje si një djalë që la Tiranën, kur në fakt të gjithë mjekët duan të shkojnë në Tiranë ose ikin jashtë. Ky bëri të kundërtën, erdhi në Sarandë për ti shërbyer komunitetit dhe ky është një akt domethënës që pak e bëjnë në këto kohë”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro shprehu bindjen në një sukses të padiskutueshëm elektoral për Partinë Socialiste në këtë bashki.

“Unë jam i bindur dhe këtë e them me krenari, se Bashkia e Himarës do të dalë më mirë se në zgjedhjet e 2013-tës, falë punës suaj, falë kujdesit të qeverisë dhe falë asaj se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen”, theksoi Goro.

Paraardhëse

Brian Yee mesazh PD-së: Kush bojkoton, injoron SHBA

Pasardhëse

Basha: Duam tranzicion të butë

Pasardhëse

Basha: Duam tranzicion të butë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.