• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjesti i vogël që bën diferencën

11 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jemi mësuar shpesh të shohim politikanë që postojnë foto me fëmijë në shkolla, kënde lojrash, aktivitete kulturore e madje, deri vonë, në aktivitete elektorale.

Sot aktivitetet elektorale në shkolla ndalohen me ligj, por në ditë si e sotmja, e rifillimit të vitit shkollor, është e pamundur t’i mbash politikanët larg shkollave dhe fëmijëve.

Qysh në orët e para të mëngjesit ata lëshohen mes nxënësve dhe mësuesve ose për të treguar sa mirë e kanë ristrukturuar atë shkollë, ose për të treguar se çfarë kanë bërë për arsimin në përgjithësi, ose thjesht për t’u uruar të pranishmëve një vit të mbarë akademik.

Kësisoj fëmijët bëhen pashmangshmërisht pjesë e marrëdhënieve publike të politikanëve dhe dekor ilustrues i postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Në morinë e këtyre “lajmeve” të ditës së sotme ra në sy një gjest në dukje i papërfillshëm i kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi.

As ai nuk i shpëtoi klishesë së politikanit që uron ditën e parë të shkollës por, ndryshe nga gjithë të tjerët dhe ndryshe nga ç’është bërë gjithmonë, ai bëri kujdes t’u mbulonte fëmijëve fytyrën.

Kjo është më e pakta që një politikan i përgjegjshëm duhet të bëjë. Por kush e bën? Askush! Veç Oltit, sot.

Oltion Çaçi, një biznesmen i ri, që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës nga Partia Socialiste, është edhe ai prind i dy fëmijëve të vegjël.

Mesa duket të qenit rishtar në politikë nuk e ka bërë atë (ende) të pandjeshëm ndaj disa detajeve, që në fakt bëjnë diferencën mes politikanit si makineri PR-i dhe politikanit si kujdestar i shqetësimeve të komunitetit.

Sigurisht, Olti nuk do të gjykohet nga detaje të tilla në dukje të papërfillshme, ai do të gjykohet për cilësinë e infrastrukturës arsimore të Sarandës, që sot ka po aq shkolla sa përpara viteve ’90; do të gjykohet për infrastrukturën e krejt qytetit dhe pastërtinë e tij për t’i bërë ballë një fluksi turistik si i sivjetshmi; do të gjykohet si do ta bëjë Sarandën të jetueshme edhe pas sezonit turistik, etj.

Mirëpo detaje në tilla në anormalitetin politik të Shqipërisë dëshmojnë se ka ca standarde në radhë të parë qytetarie më shumë se politike, që u bëjnë nder atyre që i ndjekin.

Paraardhëse

“Diplomacia, një nga kolonat e shtetit”, Frrok Çupi: Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

Pasardhëse

Bardhi thërret sërish në mbledhje Berishën dhe deputetët që e mbështesin

Pasardhëse

Bardhi thërret sërish në mbledhje Berishën dhe deputetët që e mbështesin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.