• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjermania ngel në klasë qeverinë “Rama”! Ministri për Europën: Në dhjetor nisim negociat vetëm me Maqedoninë e Veriut

23 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjermania, vendi që mban Presidencën e radhës së BE, deklaron se në muajin dhjetor do të nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut. Lajmi është dhënë nga Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, gjatë analizës për drejtimin e BE nga Gjermania. Ajo që bie në sy në deklaratën e Roth është se negociatat me Shqipërinë nuk përmendet në asnjë rresht të qëndrimit të tij.

Kjo deklaratë konfirmon sinjalet që erdhën nga vizita e Edi Ramës pak ditë më parë në Berlin, që Gjermania e ka ngelur në klasë qeverinë “Rama”.

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke folur për punën e presidencës gjermane në Bashkimin Evropian, tha të martën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se BE-ja “duhet të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor”. Ky rajon është “oborr i brendshëm i BE-së, e jo oborr i jashtëm”, tha Roth. Ai kërkoi që BE-ja ta dëshmojë përkushtimin e saj në përmbushjen e premtimeve ndaj vendeve të këtij rajoni, duke thënë se perspektiva evropiane e tij është e domosdoshme për paqe dhe stabilitet.

Roth konfirmoi se presidenca gjermane e BE-së është duke punuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut para fundit të muajit dhjetor të këtij viti. Ai kërkoi që vendet anëtare të mos paraqesin kushte shtesë ndaj Shkupit, duke aluduar këtu në disa kërkesa të Bullgarisë që në kornizën negociuese të përfshihen edhe disa çështje dypalëshe. Bullgaria ka kërkuar që fqinjësia e mirë midis saj dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet po ashtu pjesë e kritereve në procesin e negociatave.

Në nisje të presidencës gjermane objektivi për integrimin ishte procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë vitit 2019 Gjermania ishte vendi kryesor i BE që loboi që dy shtetet e Ballkanit të mos ndaheshin gjatë procesit të negociatave. Për këtë qëllim ju kërkua qeverisë “Rama” plotësimi i 15 kushteve deri në konferencën e parë ndërqeveritare.

Mazhoranca socialiste jo vetëm nuk plotësoi kushtet, por përkeqësoi situatën me ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe rrëzimin e marrëveshjes politike të 5 qershorit. Aktet e fundit të PS, si dhe mos plotësimi i kërkesave që lidhen me luftën ndaj krimit, ndëshkimin e manipuluesve të votave dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kanë bërë që Shqipëria të hiqet nga axhenda e integrimit për presidencën gjermane të BE.

Paraardhëse

“S’më janë heq xixat nga trupi, më duket vetja si nuse e 94”, Bes Kallaku publikon videon me vajzën dhe do iu shkrijë së qeshuri

Pasardhëse

Në pritje të ëmbël, Arbana zbulon kush do prezantojë ‘Dua të të bëj të lumtur’ pas sjelljes në jetë të bebit

Pasardhëse

Në pritje të ëmbël, Arbana zbulon kush do prezantojë ‘Dua të të bëj të lumtur’ pas sjelljes në jetë të bebit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.