• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gjermania dhe Sllovakia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën e BE-së

7 May, 2021
në Botë, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së sugjeroi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, Gjermania dhe Sllovakia të premten bënë thirrje për t’iu përmbajtur planit të fillimit të bisedimeve të tyre së bashku.

Gjermania dhe Sllovakia kanë bërë thirrje që BE-ja t’i përmbahet planit fillestar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përparojnë drejt anëtarësimit përfundimtar si pjesë e një pakete. Kjo thirrje erdhi pasi Komisioneri për Zgjerim Olivér Várhelyi sugjeroi që BE-ja të konsideronte fillimin e bisedimeve vetëm me Shqipërinë në qershor, nëse rruga e Maqedonisë së Veriut bllokohet ende nga Bullgaria fqinje për mosmarrëveshjen e tyre rreth historisë dhe identitetit.

“Gjermania mbështet objektivin e Presidencës së BE-së për të mbajtur konferencat e para të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet i kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE-ja duhet të japë gjithashtu. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së, stabilitetin në rajon”, shkroi Ministri i Çështjeve Evropiane të Gjermanisë, Michael Roth, të premten në Twitter.

Ministri i jashtëm sllovak Ivan Korcok shkroi në Twitter: “Politika e besueshme e zgjerimit të BE-së tani ka të bëjë me braktisjen e vetos bullgare në Këshill, i cili duhet të njohë progresin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

Gjatë vizitës së tij në rajon këtë javë, ku ai vizitoi Shkupin dhe Tiranën, Varhelyi sugjeroi ndarjen e dy vendeve aspirante.

Në një deklaratë për Euroneës të enjten, ai tha: “Nëse përsëri hasim në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se nuk arrijmë ta bindim Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë pyetja është nëse mund të ecim përpara vetëm me Shqipërinë. Dhe ne do të duhet ta shqyrtojmë atë pyetje”, tha ai.

I pyetur nëse zyrtarisht “ndarja” e të dy vendeve ishte një opsion, ai u përgjigj: “Mund të jetë një opsion, po.”

Maqedonia e Veriut shprehu zhgënjim me këtë ide.

“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së mbështesin mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, komentoi zv/kryeministri për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov.

Ai shtoi se nëse BE-ja do ta mbajë apo jo premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut, kjo është “një provë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Fillimisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u vendos t’i fillonin bisedimet e anëtarësimit së bashku, por në vitin 2019 Franca dhe Holanda e bllokuan procesin, kryesisht duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Shqipërisë dhe duke këmbëngulur në rishikimin e strategjisë së zgjerimit të BE-së përpara se të fillonin bisedimet me ndonjë anëtar të ardhshëm të bllokut. Pasi kjo përfundoi në shkurt të vitit 2020 dhe Komisioni Evropian publikoi strategjinë e rishikuar, shpresa ishte që bisedimet të fillonin në fund të vitit 2020.

Por, pavarësisht shpresave të mëdha, Këshilli i Ministrave i BE-së nëntorin e kaluar nuk arriti të miratojë një kornizë negociuese për Maqedoninë e Veriut, e cila do të lejonte fillimin e bisedimeve të pranimit, kësaj here duke përmendur kundërshtimet nga Bullgaria, për gjuhën maqedonase, identitetin kombëtar dhe disa figura të kontestuara historike që të dy vendet pretendojnë si të tyret.

Paraardhëse

Bujar Nishani tregon se çfarë e shqetëson: Ky është meraku që kam për Partinë Demokratike

Pasardhëse

Ledri bën tatuazh emrin e personit të veçantë (FOTO)

Pasardhëse

Ledri bën tatuazh emrin e personit të veçantë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.