• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjermanët e Merkel nisin tratativat për bashkëqeverisje PS-PD, të dërguar specialë në Tiranë për të negociuar me Ramën e Bashën, ja detajet

23 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
194
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërkombëtarët kanë nisur tratativat për të shkuar te një qeveri me bazë të gjerë në shtator. Është folur shumë kohët e fundit që Rama e Basha të bashkëqeverisin, por të dyja palët e shohin si sfidë më vete. Por duket se në mes kanë ndërhyrë ndërkombëtarët.

Burime të sigurta të gazetës “SOT”, kanë bërë më dije se ditët e fundit ka mbërritur në Tiranë një grup special nga Gjermania, i cili po negocion me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Sipas burimeve, gjermanët fillimisht janë takuar me Ramën në kryeministri ndërsa më pas me kryedemokratin Basha në një ambient jashtë zyrës së tij.

Mësohet se qëllimi i takimeve ka qenë axhenda e Parlamentit të ri dhe e qeverisë së re. Sipas burimeve, po tentohet mundësia e krijimit të një qeverie me bazë të gjerë, pasi rezultati i 25 prillit mund të kthehet në bumerang për PS, por dhe po ashtu dëmton rëndë PD. Kryeministri Rama pas zgjedhjeve ritheksoi se është gati të bashkëpunojë me Bashën. Por duket se kjo ide pëlqehet dhe nga ndërkombëtarët.

Raportet e Bashës me gjermanët janë shumë të mira dhe fakti që ata kanë hyrë në mes për të negociuar, rrit dyshimet se në vjeshtë ose pak më vonë PS dhe PD mund të nisin tentativat për një frymë të re bashkëpunimi. Mos të harrojmë se në vitin 2017 ishin po gjermanët që sollën krijimin e qeverisë teknike. David McAllister ishte ai i cili negocioi me Ramën dhe me Bashën dhe në fund doli e ashtuquajtura paketa “McAllister”, ku Basha u fut në qeveri dhe mori disa drejtori. Si duket gjermanët po tentojnë të njëjtën gjë, pro këtë herë për një qeveri më afatgjatë.

Qëndrimet e Ramës

Pas zgjedhjeve kryeministri Rama i shtriu sërish opozitës dorën e bashkëpunimit. Ai tha se ky mandat nuk do të jetë si dy të parët, pasi do të ketë një raport krejt tjetër me PD.

“Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parave në aspektin e marrëdhënieve me opozitën, Partinë Demokratike, sado të na sulmojnë, të na shajnë, të na provokojnë apo sado ta kontestojnë legjitimitetin e padiskutueshëm të fitores sonë nga mos gëlltitja kronike e humbjes së tyre të qartë e të thellë. Shqipëria na ka ridhënë besimin e madh e mbështetjen e plotë për të udhëhequr e ne do të udhëheqim pa humbur më kohë dhe energji me politikën bajate dhe banale të akuzave e të kundërakuzave të përditshme”, – tha Rama.

Bashkëpunimi PS-PD

Edhe nëse nuk shkohet direkt në bashkëqeverisje, në sesionin e ri parlamentar janë një sërë fusha ku palët janë të detyruara të bashkëpunojnë. Elementi kryesor ku pritet të bashkëpunohet është presidenti i ri. Edhe nëse Kushtetuesja nuk shkarkon Metën, vitin që vjen i mbaron mandati. Po këtë vit i mbaron mandati Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër vendimmarrje e Kuvendit do të jetë përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë kanë mandat 3-vjeçar dhe në fund të vitit duhet të zëvendësohen. Emrat e rinj po ashtu do të tentohen të zgjidhen me konsensus. Në fund kemi zgjedhjet vendore, ku PS është gati të përmbysë të gjitha bashkitë.

Paraardhëse

“Një copëz parajse”, kryeministri Rama publikon pamjet mbresëlënëse (FOTO)

Pasardhëse

5 vite nga Reforma në Drejtësi, ambasadori Soreca del me mesazhin e fuqishëm për shqiptarët

Pasardhëse

5 vite nga Reforma në Drejtësi, ambasadori Soreca del me mesazhin e fuqishëm për shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.