• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjergj Luca zbulon si e nisi biznesin dhe pse e quajti kompaninë “Rozafa”

28 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjergj Luca ka rrëfyer për emisionin “Opinion” se si i hyri biznesit të peshkimit. Ai tregoi se ka qenë rastësi teksa kishte shkuar për të pushuar me një grup shokësh në Shëngjin për disa ditë. E që nga ai moment, Luca vijoi me ngritjen e kompanisë së peshkimit “Rozafa”. Dhe ky emër ka një kuptim. Ai tregoi se është emri i motrës së tij, e cila ka qenë larg tij e i ka munguar shumë.

Gjergj Luca: Rastësisht me një mikun tim që ju e njihni e kam pasur koleg në televizion, me Mondin, Mond Lakon, ikim në Shëngjin në ishull, në Kune dhe thamë do rrimë 10 ditë në çadër. Në ’92. Një grup që do kalonim 10 ditë. Marrim me vete ftere, voj, verë dhe ca grepa, ca gjëra. Unë isha amator (peshkatar). Tani unë gjatë gjithë kohës nuk gëzova asgjë, vetëm rrija duke gjuajtur. Një miku im, trajner çiklizmi kishte një motor të vogël dhe më thotë ka ardhur një firmë peshku në Patok. Edhe më thotë gjithë ky peshk i bardhë, ça do bëjmë. I thashë shko shihe a i merr. Vjen dhe më thotë Lucë hajde një herë këtu. Më thotë, ore unë shita peshkun. Po shumë mirë bëre, sa lekë more? Dhe fut dorën në xhep më nxjerr 1 milion e 400 mijë Lireta. I them unë ça janë këto? Lekët e peshkut. Si lekët e peshkut? Po 1 milionë e 400 mijë lireta në atë kohë ishin pasuri. E lashë qejfin dhe historinë me këta. Fillova duke gjuajtur 10 ditë dhe kthehem në Tiranë me nja 3 milionë Lireta. Kthehem filloj tregtinë e makinave dhe në Shëngjin bëj një varkë 5 metra. Dhe tek Rana e Hedhun ngre një çadër dhe çoj varkën e parë. Pastaj çoj edhe varkën e dytë dhe në darkë gjuanim. U fusja nga hidrovori i Velipojës, ngarkoja peshkun dhe kishin filluar restorantet e para në Tiranë.

Blendi Fevziu: Dhe kështu nise me “Rozafën”? Po pse ia vure emrin Rozafa?

Gjergj Luca: “E vetmja gjë më e dashur e jetës sime është motra ime. Është emri i motrës sime dhe filloi me atë lloj… Motra ka qenë në Francë, në kohë të Enverit ka studiuar. Pastaj iku në Amerikë, është mjeke, është e zonja dhe më ka munguar gjithë jetën, e kam pasur larg. Edhe unë laj, thaj atë motër kam. I vura emrin e motrës dhe me atë firmë që kam hapur në ‘92 dhe sot e asaj dite me atë vijoj.” tha ai.

Paraardhëse

Masakra në Pragë, 24-vjeçari rrëfen në një letër eliminimin e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll

Pasardhëse

Motra e saj u nda nga jeta në moshë të re, Ingrit Gjoni prek me fjalët

Pasardhëse

Motra e saj u nda nga jeta në moshë të re, Ingrit Gjoni prek me fjalët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.