• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gjenocidi në Srebrenicë, Varhelyi paralajmëron Serbinë: S’ka vend në BE për ata që lavdërojnë kriminelët

11 July, 2021
në Botë, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, ndërsa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz. Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

Komisioneri evropian tha se gjenocidi nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995, shkruan Express.

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin. Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur gjenocidi përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis gjenocidit, gjenocidi është gjenocid. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Ai tha se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë. Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Paraardhëse

Kryeministrja serbe: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në Srebrenicë, të ndalohen ata që sulmuan Vuçiç 6 vite më parë

Pasardhëse

A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës? Mjekët kanë një përgjigje për ju

Pasardhëse

A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës? Mjekët kanë një përgjigje për ju

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.