• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjendje alarmante e motit, ngrijnë pas 32 vitesh lumi Kir dhe Liqeni i Shkodrës

10 January, 2017
në Aktualitet
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës si dhe në disa prej njësive administrative të saj. Përshkak të temperaturave shumë të ulëta, mësohet se një pjesë e madhe e lumit Kir dhe disa pjesë të liqenit kanë ngrirë. Banorë të qytetit verior dje bënë me dije se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm gjatë viteve ‘60 dhe në dimrin e vitit 1985.

“Unë kam shumë vite që jetoj këtu dhe prej disa dekadash nuk kam parë një situatë të tillë. I ftohti dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të ngrihet thuajse totalisht lumi Kir. Këtë dimër është përsëritur ajo që ka ndodhur në vitet ‘60-të si dhe në dimrin e vitit 1985″, thanë banorët e zonës.

Sipas tyre, sipërfaqja më e madhe e ngrirë deri tani është në afërsi të Urës së Mesit në njësinë administrative Postribë, ndërsa segmentet me ngrica të pjesshme janë të pranishme deri në qytet.
Ndërkaq, edhe disa pjesë të liqenit janë ngrirë këto ditë për shkak të temperaturave të ulëta. Nga sa është konstatuar, pjesët e ngrira janë në Zogaj, pjesën fundore e liqenit ku kufizohet me Malin e Zi.

Nga bregu gjatësia e pjesës së ngrirë nuk shkon më gjatë se 50 metër, ndërsa në disa vende edhe më pak. Edhe për liqenin, banorët pohuan se ka mbi 30 vite që nuk e kanë parë të ngrirë. I ftohti siberik ka pasuar me bllokimin e punës së peshkatarëve. Me dhjetëra varka në Liqenin e Shkodrës, në zonën në Shirokë-Zogaj nuk kanë mundur që të lëvizin ashtu si çdo ditë në përditshmërinë e tyre. Ngricat kanë bërë që varkat të qëndrojnë në breg të liqenit.

“Temperaturat e ulëta na kanë detyruar që të mos dalim në liqen për të gjuajtur peshk. Kjo na dëmton nga ana ekonomike, sepse ne nuk kemi mundësi të tjera për të siguruar jetesën dhe mbahemi vetëm me anë të peshkimit. Shpresojmë që të rriten pak temperaturat, në mënyrë që t’i rikthehemi punës”, deklaruan peshkatarët.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 10 janar 2017

Pasardhëse

A do të dëshironit t’ju mbrojë kjo avokate shqiptare? (Foto)

Pasardhëse

A do të dëshironit t'ju mbrojë kjo avokate shqiptare? (Foto)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.