• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Gjendja e re politike pas 25 Qershorit

27 June, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Edi Rama fitoi kundër të gjithëve. Edhe një frazë e shkurtër si kjo, e që tingëllon si një elozh banal, mund të ishte në fakt një lexim jo i padrejtë i votës popullore të 25 qershorit. Kreu i PS ka fituar bastin më të madh të jetës së tij politike e biologjike, të vetmin bast që e vuri duke sfiduar të gjitha ligjësitë që e kanë orientuar në karrierën e tij politike, si një personazh që i ikën përplasjeve dhe që preferon të jetë gjithnjë në anën e sigurtë të historisë dhe të fitores.

Megjithatë rezultati i papritur shifror i këtyre zgjedhjeve, na thotë jo vetëm se PS do t’i ketë mandatet për të qeverisur e vetme, por edhe se PD ka arkivuar me gjasë një humbje të krahasueshme me atë të vitit 1997, kurse LSI ka korrur fitoren më të madhe, e njëkohësisht më të padobishme, qëkurse egziston si parti politike. Nga ana tjetër partitë e vogla kanë marrë, siç pritej, goditje fatale në këto zgjedhje, me përjashtim të PDIU e cila arriti të marrë një rezultat dinjitoz dhe PSD së Gjinushit (…domethënë Tom Doshit), që mbijetoi në qarkun e Shkodrës.

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat që mbahen mend në Shqipëri në vitet e fundit. E thanë këtë edhe OSBE, edhe SHBA. Marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës mund të jetë vërtetë një ndër shkaqet e humbjes së opozitës, por është e saktë të thuhet gjithashtu se ajo prodhoi paqe elektorale gjatë fushatës, një ditë të qetë votimi dhe një proces numërimi që mund të jetë më i shpejti në historinë e pluralizmit shqiptar. Zgjedhjet e vitit 2013 e afishuan rezultatin vetëm në ditën e enjte, kurse ato lokale të vitit 2011 u zgjatën pafundësisht deri në ditën e shtunë të javës pasardhëse.

Parlamenti i dalë nga 25 qershori i jep një votë të qartë Edi Ramës për të drejtuar vendin i vetëm, në katër vitet e ardhshme. Mesazhi i timonit duket se ngjiti tek zgjedhësit, por metafora tjetër, ajo e tepsisë, rezultoi vetëm pjesërisht efektive për votuesit. Sepse LSI, e anatemuara e madhe e Ramës, arriti jo vetëm të ruajë kuotat e 2013, por të marrë edhe deputetë shtesë. Fushata e ashpër e Metës në zgjedhje ja doli të ruajë të paprekur fondin e votuesve të LSI, por situata që 18 deri në 20 deputetët e LSI do të gjejnë në parlamentin e shtatorit, nuk është më e volitshmja. Pas tetë vjetësh në qeverisje, kjo parti duhet të provojë opozitën, e kjo përbën një humbje politike të rëndë për presidentin e zgjedhur. I cili habiti për keq me sjelljen e tij agresive në fushatë.

PD e pas 25 qershorit është një parti për t’u rithemeluar. Republika e Re e Bashës do të mbetet një ndër sloganet më të falimentuar të një fushate zgjedhore shqiptare, ndërsa vetë autori i saj, kreu i opozitës, tashmë duhet të vendosë çfarë do të bëjë me karrierën e tij politike. Të gjitha gjasat janë që ka për të qenë një verë shumë e nxehtë në PD. Më e nxehtë edhe se moti, i cili po ja bën të vështirë këto orë jetën komisionerëve dhe numëruesëve në qendrat e votimit. Shqipëria, ajo që sfidoi vapën dhe plazhin, ka votuar të dielën për një timonier të vetëm në krye të punëve, duke vënë një bast me të ardhmen e saj.

Paraardhëse

Kjo është pija që ndihmon në rikthimin e kujtesës

Pasardhëse

Kujdes greminën Timonier!

Pasardhëse

Kujdes greminën Timonier!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.