• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjekmarkaj iu përvishet keq ministrave të Ramës: Qeveria si harem politik, emra qesharakë e të urryer

2 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
989
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas zgjedhjes së kabinetit qeveritar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar deputeti i zgjedhur në Lezhë në listën e PD, Agron Gjekmarkaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Gjekmarkaj e ka quajtur qeverinë e re si “harem politik” dhe një tallje me shqiptarët.

Sipas demokratit, emrat e ministrave të rinj, janë banalë dhe mjeranë. Gjekmarkaj thekson se Edi Rama ka vendosur njerëz pa “shtyllë kurrizore” dhe pa CV, që s’i sipas tij nuk i njeh as fisi i vet.

Postimi i plotë:

“Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil!

E patë qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e vjedhura e patë?! Thjesht banale, e mjerë, një tallje me shqiptaret dhe Partinë Socialiste! Qeveria si një harem politik me ish-ministra qesharak e të dështuar, të akuzuar e të urryer, pa shtyllë korrizore, pa CV, me anonimë që nuk i njeh as fisi i vet ku të gjithë bashkohen në një gjë, në nënshtrimin pa kushte ndaj padronit Edi Rama!

Kishte një mburrje, një fryrje nga puthadorët politik e mediatik që thonin tani do e shikoni Edi Ramën, me intelektualë, me akademikë, me personalitete nga diaspora e Kosova do e bëjë qeverinë! hahahahahah!

Rama ku i duron intelektualet, akademiket , profesionistet, thjesht i urren se është i paditur përballë tyre, arrogant përballe etikes, intolerant ndaj ideve! Ai do lotë, qarje, qurravitje, bindje, servilizëm, lëvdime, ushtarë që vrapojnë me dihamë! Ja akademikët e tij Ulsiu Bora, Elisa, Ahmetej etj etj!

E patë mor aman, Ahmetaj zëvendës, Olgerta, Elisa, Mirela, Ikonomi, Ulsiu i komisioneve të turpshme tek drejtësia, Çuçi të cilit i ka vdekur në dorë rëndi publik, ku krimi sundon realisht vendin, Nikua, e ca të panjohura që nuk dimë ç’janë që nuk kemi ç’themi se nuk dihet se nga ç’ qoshe i nxorri.

Po nuk mund të ishte ndryshe një qeveri që rrëmben zgjedhjet. Një shpurë qyqaresh pa krenari pa asnjë karizëm apo profesion! Ata janë përdorur për krim zgjedhor e atentate ndaj kushtetutës ndaj u shperblyen. Partia socialiste nuk ekziston më ! Ajo është thjeshtë një pronë private e Edi Rames së cilës po tenton me sukses ti japë formën e bandës! Opozita do të jetë aty, përballe, fort përballe qeverisë së korruptuar e votave të vjedhura, përballe këtij turpi, përballe kësaj lecke me emrin qeveri!

Shqipëria meriton më shumë! Shqipëria ka gra e burra dinjitoz për ta qeverisur jo sharlatanë! Dikur të tillë kishte edhe PS e cila nuk ekziston më! Pafytyrësia e Rames sot arriti kulmin kur tha që të afërmit e pushtetarëve nuk duhet të marrin pushtet, drejtoret të mos rrethojnë deputetet, kur ndodh e kundërta, ku administrata është e gjitha taraf rilindas e totalisht politike! Ai bën atë që bën gjithmonë me njëfarë suksesi gënjen pastaj prape gënjen dhe ndërton një kullë të madhe si ato të oligarkëve kat pas kati veç me rrena!

Shqipërinë e ka ndarë në zona influence për të gjithë ata që rrëmbyen zgjedhjet! Ata marrin tendera, toka ne bregdet, ata ndërtojnë, ata emërojnë , ata dërgojnë kukullat e tyre në qeveri! Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil ! Shqiptaret raportin më te keq e kanë me talljen! Sot ai talli të madh e të vogël!” – shkruan Gjekmarkaj.

Paraardhëse

Ndodh për herë të parë në vendin tonë, shihni sa është raporti i femrave me burrat në qeverinë ‘Rama 3’

Pasardhëse

E ka quajtur “projekti i jetës!” Luana Vjollca prezanton surprizën e shumëpritur në festën e saj gjigante të 30 vjetorit, por jo në “Top Channel” (VIDEO)

Pasardhëse

E ka quajtur "projekti i jetës!" Luana Vjollca prezanton surprizën e shumëpritur në festën e saj gjigante të 30 vjetorit, por jo në "Top Channel" (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.