• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Gjallërohet tregtia me pakicë në tremujorin e katërt, rriten shitjet e produkteve ushqimore e jo-ushqimore

12 March, 2021
në Ekonomi
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tregtia me pakicë ka shfaqur sinjale gjallërimi në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë që pas fillimit të pandemisë, edhe pse kufizimet u rikthyen në dhjetor. Rritja është ndikuar nga përmirësimi i shitjeve të ushqimeve, pijeve e duhanit dhe artikuje jo ushqimorë, ndërsa me rënie vijoi vetëm tregtimi i karburanteve.

INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,9%.

Sipas INSTAT, Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2020 është rritur me 3,8 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 1,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,5 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 3,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë:

Në ndryshimin vjetor prej +2,6 %, në tremujorin e katërt 2020 ndaj tremujorit të katërt 2019, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,6 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me+2,4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me -1,4 pikë përqindje

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht. Në tremujorin e katërt 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht, është rritur me 2,0 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,9 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie 1,2 %, kundrejt tremujorit të tretë 2020.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në detin Egje? 22 anije, nëndetëse dhe aeroplanmbajtëse ‘blindojnë’ Turqinë (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës, ja kujt i përket godina ku ndodhet FRD-ja (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës, ja kujt i përket godina ku ndodhet FRD-ja (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.