• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Gënjeu? E vërteta e shkollimit në Amerikë të Rudina Hajdarit

24 October, 2019
në Kryesore, Politikë
0
220
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vjet prag festash te “Ftesë në pesë”, Rudina Hajdari foli gjithë pozitivitet dhe e bëri ëndrrën amerikane të duket si bukë e djathë. Në CV e saj shqetësuese, Hajdari shkruan se ka përfunduar nivelin Bachelor me mesatare 3.7/4 në Fordham University. Më pas kreu Master of Arts në King’s College në Londër e së fundi, një tjetër Master of Arts në Columbia University.

Ajo thotë se i ka arritur të gjitha këto falë natyrës së saj studioze dhe mesatares së lartë që i siguroi përfshirjen në Dean’s List, që përkthehet në një bursë dhe me ndihmën e një kredie. Hajdari jetoi në konvikt dhe bëri punë të ndryshme për t’i siguruar jetesën vetes.

Le të ndalemi pak këtu. Sipas CollegeTuitionCompare.com, dhjetë vite më parë, vti akademik në Fordham University kushtonte $53.491 në vit, ku përfshihen pagesa vjetore, tarifat, librat dhe pajisjet, dhe banimi në kampus, meqë Hajdari tha se ka jetuar në konvikt. Këtë shifër e frikshme Hajdari e pakësoi disi duke u listuar si studente nderi (Dean’s List) dhe duke marrë një bursë, që sipas intervistës, mbulonte rreth 80% të pagesës së shkollës. Kjo është tërësisht e pavërtetë.

Kjo bursë, që u jepet lehtësisht studentëve me mesatare mbi 3.5/4, arrin maksimumi 20%, në të kundërt universiteti do të falimentonte. Këtu vihet re edhe detaji i parë që bie në kontraditë me të tjerët. Gjatë intervistës, thotë se ka qenë katër vjet në Dean’s List, ndërsa në CV, liston vetëm tre vite. Që do të thotë se një vit i ka rënë mesatarja dhe s’ka marrë bursë dhe se gënjeu haptazi në televizion kombëtar. Duke bërë zbritjen e bursës së Dean’s List prej 20% për tre vite, Hajdari duhet të jetë diplomuar nga Fordham me një borxh prej të paktën 180.000 dollarësh, thuajse 20 milionë lekë të reja

Për sa i përket kredisë, kur nuk je shtetas amerikan është goxha e vështirë në mos e pamundur aprovimi i një të tille nga banka pa historik krediti. Edhe nëse jepet, shumat janë të vogla dhe në këtë rast mbushin një vrimë në ujë. Sigurisht, mund të ketë pasur ndihmën e të afërmve që kanë aplikuar për të, por sidoqoftë, mbeten borxhe për t’u shlyer, shkruan Anabel.

Hajdari thotë se punonte teksa arsimohej, pa qartësuar se për studentët ndërkombëtarë ka limitime përsa i përket orëve të punës në javë. Lejohen vetëm 20 orë punë në javë (gjatë vitit akademik, sepse gjatë verës lejohet të punojnë me kohë të plotë) që thuajse gjithmonë realizohen në kampus. Marrim rastin më të mirë, që Hajdari paguhej 12 dollarë ora. Në vit, ajo fitonte maksimumi 14.000 dollarë në vit, që në New York, në një nga qytetet më të shtrenjta në botë, i dalin vetëm për të jetuar, për të marrë frymë.

Në King’s College, Hajdari thotë se ka dalë me mesatare të jashtëzakonshme dhe se ka marrë bursë. Në CV ajo thotë se është diplomuar me A+, që është nota më e lartë. Në Angli zakonisht flasin me pikë dhe A+ përkthehet në 100 pikë. Nëse është e vërtetë, e duartrokasim sepse është aq e vështirë sa ka lindur shprehja “100 i merr vetëm profesori.” Në të vërtetë, sistemi amerikan i notave me shkronja nuk përdoret në Angli. Këdo që të pyesni, “si u diplomove?” nuk do të shprehet me shkronja, por si Master with Merit a Master with Distinction.

King’s College kushton 45 mijë dollarë në vit për studentët ndërkombëtarë, por është i aksesueshëm përmes bursave të ndryshme si Chevening Scholarship, që Hajdari nuk e përmend në asnjë moment. Sidoqoftë, për të marrë këtë bursë a të tjera si kjo, duhet aplikuar para se të nisë viti akademik dhe jo pasi të arrish rezultate të jashtëzakonshme. Deri të paktën në përfundim të semestrit a vitit shkollor që të mund të aplikojë për bursë, Hajdari ka paguar tarifën prej 45 mijë dollarësh.

Në CV listohen vitet 2012-2104, ndërsa në profilin e Hajdarit në Linkedin, vitet 2011-2012. Një tjetër mospajtim të dhënash.

Ndërsa niveli i dytë Master, në Columbia University – që në CV e saj shqiptohet me K si Kolumbia – ka nisur në vitin 2016 dhe me rregull, duhet të ishte përfunduar vjet, edhe pse s’kemi dëgjuar gjë nga deputetja e preferuar e faqeve të memeve. Kjo fazë tjetër arsimi kushton, aq më tepër te KColumbia, që është një nga shkollat më të shtrenjta në Amerikë. Kur u ftua vjet (2018) të fliste në Columbia mbi “Ballkanin në kohën e presidentëve Putin dhe Trump”, faqja e universitetit nuk iu referua në asnjë moment si alumni apo si studente, që është jo vetëm e pazakontë, por edhe e çuditshme.

Po t’i hidhni një sy seksionit të komenteve nën intervistën e Hajdarit në “Ftesë në pesë,” do të vini re një valë mosbesimi. Publiku nuk është më injorant dhe nuk i përtyp më gënjeshtrat e thëna me fuqi. Të gjithë e dimë sa të shtrenjta janë universitetet amerikane e nëse nuk e dimë, dimë të kërkojmë. Hajdari bën mirë të tregohet e sinqertë dhe të bëjë të qartë se vjen nga një familje e pasur që gjeti mënyrën t’i sigurojë të shkollimin që e uli në foltoren e parlamentit ku belbëzon pambarimisht fjalë tre-rrokëshe. Nëna e Rudina Hajdarit nuk është e para dhe as e fundit gjykatëse që u shtron rrugën fëmijëve të vet.

Paraardhëse

Elisa Spiropali rrëfen se është në pritje të një djali: Do më ngjajë mua patjetër

Pasardhëse

Rama zbardh telefonatën 45 minutëshe me Merkel: I vumë pikat mbi “i”

Pasardhëse

Rama zbardh telefonatën 45 minutëshe me Merkel: I vumë pikat mbi "i"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.