• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

12 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Genc Burimi ka analizuar dje në media lëvizjet në mjedisin politik shqiptar gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se qeveria e Edi Ramës gjendet midis 3 zjarreve. Sipas Burimit, rreziku më i madh që i kanoset qeverisë së Ramës është dosja e inceneratorëve ku janë vjedhur 400 milionë euro dhe një koktej molotovi, që sipas tij përbëhet nga korrupsioni dhe inflacioni në rritje.

Nisur nga vizita e kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, analisti nënvizoi se Kryeprokurori mund t’i ketë paraqitur amerikanëve “gjëra shumë të rënda”, që mund të çojnë para drejtësisë edhe Edi Ramën. Por, po sipas tij, amerikanët sot nuk kanë një xhoker në politikën shqiptare për t’i dhënë kompetencat për drejtimin e vendit, pasi janë në konflikt me kreun e PD, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por njëherësh nuk është se e simpatizojnë fort Ramën, që ju mbetet alternativë e vetme.

 

“Duhet të kuptoni se Rama nuk drejton i vetëm. Ka mbrapa një tutor që janë amerikanët. Jemi një lloj kolonie amerikane se vendosin SHBA-të bashkë me të. Sot në siklet mund ta vendoste një dosje tepër e rëndë që e ka në dorë SPAK-u. Është dosja e inceneratorëve. Por mua nuk më pëlqen ajo vizita e zotit Kraja në SHBA, ku takoi qeverinë amerikane. Ç’punë ka prokurori i vendit tim, i SPAK-ut t’i japë llogari amerikanëve.

 

Kraja mund të ketë thënë shiko se kam gjëra shumë të rënda. Pro amerikanët i kanë thënë thirr Ramën, ata që qëndrojnë pranë tij, por edhe Berishën dhe Metën për ta balancuar. Se kanë problem fare amerikanët që SPAK-u të përndjek as Berishën, as Metën, as Ramën. Por po e bën një gjë të tillë ata destabilizojnë vendin. Se kush do ia zërë vendin Ramës. Nuk ke sot një xhoker që të mbajë peshën e ekonomisë, e gjeopolitikës. Sot kjo luhet, se ka një vakum politik, nuk kanë një kartë amerikanët për të zëvendësuar Ramën”, deklaroi analisti Genc Burimi.

Paraardhëse

Vranësira dhe rrebeshe shiu në këto zona, mësoni si parashikohet të jetë moti sot, ja si pritet të lëvizin temperaturat

Pasardhëse

Alibeaj për arrestimin e ish-shefit të policisë: Shqipëria peng i krimit e bandave

Pasardhëse

Alibeaj për arrestimin e ish-shefit të policisë: Shqipëria peng i krimit e bandave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.