• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazment Bardhi zbulon se çfarë po e shqetësonte sot Ramën

21 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shprehet se e ka parë sot kryeministrin Rama shumë të shqetësuar gjatë fjalës që kreu i qeverisë mbajti sot nga Elbasani. Ai u shpreh se Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë.

Bardhi shkruan:

“Reagimi i plotë

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.

Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Më poshtë për kujtesë deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që na kanë asistuar në këtë proces demokratik, ku i sugjerohet Edi Ramës që ta marr si shëmbull:

THIBAULT MUZERGUES
Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

ALEX SHELBROOKE
Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik

“Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”.

FONDACIONI BRITANIK “WESTMINISTER FOUNDATION FOR DEMOCRACY”

“Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”., shkruan Bardhi.

Paraardhëse

Ish-ministri i Shëndetësisë jep alarmin: Po manipulohet numri i testimeve në Shqipëri

Pasardhëse

Lëvizje e papritur, Rama bën ndryshime në qeveri, ja emri i njohur që largohet

Pasardhëse

Lëvizje e papritur, Rama bën ndryshime në qeveri, ja emri i njohur që largohet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.