• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetarja, vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, kapet me drogë

18 November, 2016
në Aktualitet
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga polcia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret.

E. B., ka qenë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet tia shiste i pari sinë e drogës, kësaj klienteje.

Për shkak të rëndësisë që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës.

Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.

Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona, ndërkohë që pak ditë më parë gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”, raporton Shqiptarja.com.

Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara ne rruge operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme.

26 anëtarët e këtij grupi, janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe kokainë. Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë. Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë.

Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë. Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin  mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si minilaborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan.

Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qëra në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm.Sasia e lëndës narkotike ndahje prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja.Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike,fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka,ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015.

Paraardhëse

ASHE mbyll fushatën në Kolonjë, Rama: Vota juaj, mesazh për opozitën

Pasardhëse

VIDEO/ Barack Obama takon djaloshin shqiptar Alex në Shtëpinë e Bardhë

Pasardhëse

VIDEO/ Barack Obama takon djaloshin shqiptar Alex në Shtëpinë e Bardhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.