• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetarja britanike: Bllokohen kamionët me ndihma nga Kosova e Maqedonia

28 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se dënon bllokimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Ai postoi një denoncim të bërë nga blogerja britanike, Alice Taylor.

Statusi i Berishës:

“Gazetarja britanike Alice Taylor thotë se bashkitë nuk po pranojnë ndihmat që vijnë nga jashtë, pasi u kërkojnë të ia lënë autoriteteve shqiptare për të bërë shpërndarjen e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetarja thotë se një karvan kamionësh me ndihma që vinin nga Kosova dhe Maqedonia janë kthyer mbrapsht nga Thumana pasi autoritetet u kanë kërkuar të ia lënë ndihmën bashkisë së Krujës dhe nuk i kanë lënë t’u afrohen banorëve të prekur.

Sipas rrëfimit të gazetares Taylor, kamionët me ndihma kanë vazhduar të zhgënjyer rrugën për në Durrës ku janë përballur përsëri me të njëjtën gjë.

Duke mos i besuar ndihmat e tyre autoriteteve shqiptare, automjetet kanë mbetur të bllokuar duke mos ditur ku të shkojnë.

“Një karvan me kamionë që mbanin ndihma u kthye nga Thumana sot – atyre iu thanë se mund t’ia linin gjërat që kishin me vete bashkisë (shtetit), ose të largoheshin. Atyre iu refuzua gjithashtu hyrja në zonë.

Ata vendosën të shkojnë në Durrës dhe iu thanë në 2 vendndodhje se nuk ka hapësirë dhe se ata duhet të ia lënë gjërat shtetit. Duke mos pranuar ta bëjnë këtë, ata provuan një vend të tretë dhe u përballën me të njëjtën qasje për ata që janë në nevojë. Partneri im nuk raporton asnjë organizatë në terren dhe punëtorët e shtetit po shesin sende të tilla si batanije dhe pallto. Për më tepër ai ka parë artikuj që i jepen atyre që nuk preken nga tërmeti, që janë duke i marrë për të shitur.

Ai më tha se ka 10 kamionë me furnizimeve nga Kosova dhe Maqedonia që ende po ndalohen të dëgojnë ndihmat dhe nuk pranojnë të ia lënë punonjësve të shtetit nga frika se do të keqpërdoren.

Këto automjete po qëndrojnë në vend dhe nuk kanë ku të shkojnë e as nuk e kanë idenë se kë të kontaktojnë ose çfarë të bëjnë.”– tregon gazetarja.

Madje sipas saj as Artur Lekbello, drejtor i Emergjencave Civile nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë, madje u ka mbyllur telefonin.

“Kur u përpoqën të kontaktojnë drejtorin e emergjencës civile Artur Lekbello për Durrësin, ai u tha ‘mos më telefononi mua se nuk dua të flas me askënd’ dhe ndërpreu telefonatën.

Policia e shtetit po kërkon furgonat dhe po pyet njerëzit sepse ‘ndoshta po vijnë për t’i bërë diçka të keqe këtyre njerëzve’.”– denoncon gazetarja britanike.

Nuk e dimë se sa e vërtetë është deklarata e kësaj gazetareje, ndërsa ende nuk ka një koment nga autoritetet e asnjërit prej palëve.

Alice Taylor është një gazetare nga Anglia, të cilës pak kohë më parë autoritetet shqiptare i anuluan lejen e qëndrimit në vend pas kritikave të saj ndaj qeverisë shqiptare.

Përveçse është gazetare, Taylor është edhe shkrimtare, aktiviste dhe blogere.

Miq, bllokimi i ndihmave dhe moslejimi i shoqërisë civile dhe filantropëve, bujarëve, bamirësve që të shpërndajnë ato dhe të marrin mirënjohjen dhe falenderimin e tyre për të cilat janë bërë copa që t’i ndihmojnë, përbën nje absurditet, mosmirënjohje cinike ndaj atyre që kanë bërë natën ditë, kanë lënë çdo gjë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë!

Dënoj këtë qëndrim të pacipë dhe policesk si dhe kërkoj të marrë fund menjëherë kjo praktikë çnjerëzore.”

Paraardhëse

‘Një shtet në krizë, Shqipëria nuk vuan vetëm nga tërmeti’

Pasardhëse

Babai vrapon por nuk e lejojnë, nxirret një tjetër trup i pajetë nga banesa e familjes Lala

Pasardhëse

Babai vrapon por nuk e lejojnë, nxirret një tjetër trup i pajetë nga banesa e familjes Lala

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.