• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Gazetarja akuza të rënda për Dritan Abazoviçin si shqiptar i Serbisë së Madhe

17 January, 2021
në Rajon
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekziston një numër i vogël njerëzish në Serbi, të cilët me guxim dhe këmbëngulje, dhe për një kohë të gjatë, kundërshtuan ideologjinë e Serbisë së Madhe dhe politikën e zbatuesve të saj, siç ishte gazetarja ish-jugosllave Tamara Nikçeviç.

Në vitet 1990, ajo shkroi në mënyrë aktive kundër politikës së ndjekur nga Slobodan Milioševiç, duke qenë një nga gazetaret dhe zërat e pakët publikë që gjithmonë i quante gjërat me emrat e tyre të vërtetë.

Së fundi, Nikçeviç ka kritikoi ashpër qeverinë e re në Malin e Zi, e nominalisht një ndër emrat kolonë të saj, Dritan Abazoviçin.

“Dritan Abazoviç është një zëdhënës i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Qeveria malazeze po bën lëvizje sikur Putini t’i këshillonte personalisht. Eshtë hera e parë në qeverinë malazeze që nuk keni malazezë. Ju keni një qeveri të Serbisë së Madhe që shkel të drejtat e njeriut. Qeveria po kryen një grabitje ligjore. Ata nuk e kanë problem që priftërinjtë dhe peshkopët shkruajnë disa ligje”, – tha ajo, referuar amendimit të Ligjit të Fesë, miratuar nga qeveria e mëparshme, e që u bë shkak për trazim social, por më së shumti politik.

Ajo shkoi dhe më tej kur tha se “Dritan Abazoviç është vërtet shqiptar, por më shumë një serb politik”.

“Qeveria e Krivokapiçit mohon Malin e Zi dhe malazezët. Në raportin e tij, Komisioni Evropian injoroi ndërhyrjen brutale të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi”, tha ajo, duke shtuar se “partia e Dritanit mbështeti votimin kur një i arrestuar për përpjekje për grusht shteti u zgjodh kryetar i komitetit të sigurisë,” – shtoi ajo.

“Kreu i qeverisë në sektorin e të drejtave të njeriut është një njeri që lavdëron Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin Së shpejti duhet të fillohet një procedurë në të cilën do të përcaktohet se kush i ka ofruar 21 milion euro Dritan Abazoviçit për të mos hyrë në qeveri. Dritan votoi që kishat dhe manastiret e ndërtuara nga malazezët t’u jepeshin serbëve.

Nëse katër deputetë të URA-s votojnë që rezoluta mbi gjenocidin e Srebrenicës të kalojë, atëherë do të kemi një pamje të qartë se kush është në anën e kujt. Dritani ka një shans për të zgjedhur anën.

Abazoviç ka një rol të caktuar në shoqërinë malazeze dhe do të jetë përgjithmonë negativ. Regjistrimi është i rëndësishëm, sepse Serbia do të rrisë numrin e serbëve. Ata duan që Mali i Zi të bëhet një shtet serb”, – tha Nikçeviç.

Paraardhëse

Pas Nasip Naços, tjetër rrjedhje nga LSI që shkon drejt Ramës: Vjen mesazhi i fortë i Ylli Manjanit

Pasardhëse

Moti i keq, Balluku inspekton rrugën e Qafe Plloçës: Një paralajmërim për shoferët

Pasardhëse

Moti i keq, Balluku inspekton rrugën e Qafe Plloçës: Një paralajmërim për shoferët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.