• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetari shqiptar rrëfen tmerrin në Dhërmi: “Ishte luftë, isha një tavolinë larg, badigardët u zhdukën”

9 July, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prezantuesi i lajmeve në TCH, Erion Dushi, është një prej personave të shumtë që panë tmerr me sy gjatë natës që lamë pas, për shkak të ngjarjes së ndodhur në “Havana”, Dhërmi.

Pasi lajmi është bërë publik dhe ka mundur të marrë veten, ai sqaron se çfarë ndodhi dhe çfarë vuri re gjatë asaj nate, teksa shton se ndodhej vetëm një tavolinë larg personave të përfshirë në konflit.

Sipas Dushit, sa hap e mbyll sytë badigardët u larguan, vetëm menaxheri kërkonte ndonjë vend për t’u fshehur, ndërsa në tualet ishin futur mbi 5 veta e në të njëjtën kohë, shumë të tjerë mundoheshin të shpëtonin kokën.

Ai shkruan:

Dy fjalë për “Havanën”

Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe tërhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës.

Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash.

Po, unë isha në një fshat turistik shumë të proklamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijonin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburren para të tjerëve për sasinë e alkoolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës. Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshihej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniformë policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.

Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

Paraardhëse

Kryeministri Rama godet rëndë Islamofobët: “Islami është pemë e rëndësishme e shqiptarisë”

Pasardhëse

Gjermania me ligj te ri emigrimi, kërkohen punonjës të kualifikuar

Pasardhëse

Gjermania me ligj te ri emigrimi, kërkohen punonjës të kualifikuar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.