• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Gazetari i njohur zbulon skandalin: Ja si u favorizua vjehrri i Edi Ramës nga gjykata, nxjerr dokumentet…

24 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i njohur Basir Çollaku ka denoncuar një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili sipas tij favorizon vjehrrin e kryeministrit Rama, Sulejman Basha.

Mësohet se në vendimin e marrë në datën 28 dhjetor të vitit 2017, Apeli i cilëson dy persona të vdekur prej kohësh si të gjallë, duke marrë një vendim në favor të paditësve.

Gjatë procesit, Gjykata i ka konsideruar si palë mungesë në gjyqin për pronat Fadil dhe Xhemile Toptanin, të cilët kanë vdekur respektivisht në 03.10.2010 dhe 09.11.2014. Duke qenë të vdekur, sipas ligjit duhet që akti i trashëgimisë të ribëhej dhe në gjyq të merrnin pjesë trashëgimtarët.

Vjehrri i Ramës, Sulejman Basha, vëllai i tij Hasan Basha, Muharrem Basha dhe Hyjrie Bali, kanë paditur disa familje Toptani në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Edhe pse në dosjen gjyqësore ekzistojnë çertifikatat e vdekjes të Fadil dhe Xhemile Toptanit dhe vendimet përkatëse që e provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i ka konsideruar Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe duke dhënë një vendim në favor të paditësve Basha.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka vendosur në favor të paditësve.

“Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Një histori ku vettingu, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë”, shkruan Çollaku, raporton “Syri”.

Paraardhëse

Menjëherë pas spektaklit, Almeda braktis Shqipërinë, burri i saj përfundoi në spital…

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e diel, 25 mars 2018

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e diel, 25 mars 2018

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.