• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetarët nuk lejohen në kampin e Thumanës, Rama kërcënon sot mediat me fikjen e sinjalit

28 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarët nuk janë lejuar që nga pasditja e së mërkurës, të futen në kampin e Thumanës, ku qëndrojnë banoret e prekur nga tërmeti. Sipas burimeve, urdhri për të mos lejuar gazetarët është lëshuar nga Ministri i Brendshmë Sandër Lleshaj rreth orës 16:30.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama e konfirmoi indirekt këtë lajm, kur paralajmëroi dhe kërcënoi dei në fikjen e sinjalit, ato media që sipas tij nuk do të kontribojnë në qetësimin e situatës por do të ngjallin panik për të fituar audiencë.

Rama tha: “Besoj se është me shumë rëndësi të nënvizoj sot duke u nisur dhe nga një fluks i madh shqetësimesh dhe shprehjesh alarmi dhe paniku të njerëzve se ka një rëndësi tejet të posaçme përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë në dorë një instrument komunikimi.

Përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë të shfaqen në ekrane apo të publikojnë lajme nëpër portale, në rrjete sociale, sepse është vërtet momenti për të kontribuar në ruajtjen e qetësisë, për të ndihmuar psikologjikisht një popull të tërë të traumatizuar dhe nuk është momenti as për audiencë, as për LIKE e as për sharlatanë që shfaqen nëpër ekrane me teori konspiracioni dhe me parashikime që e marrin zanafillën nga koha e romakëve në Durrës.

Këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, krime të një papërgjegjshmërie absolute që cenojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të njerëzve dhe bien ndesh në mënyrë flagrante me standartet e gjendjes së jashtëzakonshme.

I bëj thirrje të gjithëve duke pasur besim dhe duke besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak më të thellë dhe jo me ndonjë qëllim të keq, që të mos na detyrojnë që të vëmë në lëvizje mekanizma që i parashikon gjendja e jashtëzakonshme, për t’iu fikur fare dritën e ekraneve dhe të pasqyrave të tyre, “nënvizoi Kryeministri.

Rama nuk e preku faktin se prania e mediave dhe transparenca do të ndihmonë në menaxhimin sa më mirë të situatës dhe në denoncimin e abuzimeve.

Paraardhëse

Flet zjarrfikësi vlonjat që shpëtoi një grua: Ajo bërtiste pse po vonoheni, s’mund t’i thoshim se të ka zënë pallati (VIDEO)

Pasardhëse

Do të martoheshin këtë verë, historia tragjike e çiftit në Thumanë që ndodhet ende poshtë rrënojave (FOTO)

Pasardhëse

Do të martoheshin këtë verë, historia tragjike e çiftit në Thumanë që ndodhet ende poshtë rrënojave (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.