• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gati ligji, kush lëshon banesa ose dyqane me qira do të paguajë taksë

3 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
653
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të gjithë ata që lëshojën apartamente apo vila me qira do duhet të regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajisen me certifikatën e kategorizimit nga Ministria e Turizmit.

Të ardhurat e tyre nga aktiviteti do tatohen me 15% tatim fitim.

Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin e ri, që rregullon tregun e dhënies së shtëpive me qira. Tashmë struktura akomoduese do të quhen edhe 5 kategori të reja, ku përfshihen apartamentet, bllok apartamentesh, vilat, Hotel Trashëgimi Kulturore, Hotel i shpërndarë dhe Dhomë Standard.

Të dhënat tregojnë se janë rreth 14 mijë shtëpi të listuara në platformën AirBNB deri në majin e këtij viti që momentalisht nuk paguajnë asnjë taksë.

Sipas draftit të ri, çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Ndërkohë, strukturat akomoduese do duhet tashmë të krijojnë edhe një ambient të veçuar për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve sipas rregullave nga pushteti vendor.

Subjektet të cilat nuk zbatojnë ligjin do të dënohen me 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1-5 dhoma. Deri në 15 dhoma ato do të gjobiten me 100 mijë lekë, mbi 16 dhoma me 200 mijë lekë e deri në 400 mijë lekë për më shumë.

Ligji vendos rregulla të reja për agroturizmet gjithashtu. Ato duhet të pajisen me certifikatë kategorizuese nga Ministria e Turizmit për ndërtimin dhe ushtrimin e veprimtarisë. Gjithashtu operatorët turistikë dhe udhërrëfyesit duhet të pajisen me licenca, përndryshe gjobat variojnë nga 100-300 mijë lekë.

Paraardhëse

Rama për “Financial Times: NATO të rikthejë kontrollin në veri të Kosovës, të ndalë dhunën

Pasardhëse

Serbia ditë zie për terroristët e vrarë në Kosovë, presidenti Begaj: Akt provokativ

Pasardhëse

Serbia ditë zie për terroristët e vrarë në Kosovë, presidenti Begaj: Akt provokativ

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.