• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Gara presidenciale tek Barcelona fokusohet tek Mesi

16 January, 2021
në Sport
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Verën që shkoi Lionel Mesi kërkonte të largohej me çdo kusht, ndërsa kjo i pamundësohej nga bordi i klubit të Barcelonës. Në fund, ai qëndroi duke e respektuar kontratën që ka deri në qershorin e këtij viti, pa treguar se a do të qëndrojë edhe më tutje apo do të largohet. Brenda kësaj periudhe do të jenë edhe zgjedhjet për president të klubit. Njëri nga kandidatët, Viktor Font ka folur në lidhje me të ardhmen e Lionel Mesit te katalanasit. Në intervistën e dhënë ai duket optimist se argjentinasi nuk do të largohet nëse fitojnë zgjedhjet dhe e arsyeton këtë me projektin që kanë.

“Mesi e ka shpjeguar dhe teorikisht ai dëshiron të qëndrojë këtu dhe ta përfundojë karrierën te Barcelona. Para verës, kur ai ishte shumë i mërzitur, ai e ka thënë gjithmonë që kushti më i rëndësishëm për të është të ketë një projekt fitues dhe konkurrues. Ne kemi një projekt fitues dhe konkurrues me njerëz si Ksavi. Lidhja mes Ksavit dhe Mesit ekziston dhe besoj se është një nga arsyet kryesore që garanton se Mesi do të ndihet mirë me projektin tonë dhe do të ketë më shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona”, u shpreh Font.

Viti 2021 ka nisur mbarë për Barcelonën dhe për Mesin, i cili ka shënuar katër gola në dy paraqitjet e fundit të tij. Nga ana tjetër, zgjedhjet për momentin janë ndërprerë, më saktë janë shtyrë, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e koronavirusit. Zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, që ishin planifikuar për në datën 24 janar, janë shtyrë në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi. Pas një mbledhjeje mes qeverisë së Katalonjës dhe përfaqësuesve të klubit “blaugrana” është vendosur që zgjedhjet të mos mbahen më 24 janar, duke qenë se situata me koronaviurusin është shqetësuese dhe rastet e reja vijojnë të shtohen.

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë edhe votimin me postë si një zgjidhje për realizimin sa më shpejt të procesit zgjedhor, por kjo alternativë kërkon edhe ndryshime në statutin e klubit, që nuk parashikon këtë formë votimi. Klubi i Barcelonës aktualisht drejtohet nga presidenti i përkohshëm Carlos Tusquets, i cili mori këtë pozicion në muajin tetor, pak ditë pasi ish presidenti Josep Bartomeu dha dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin me referendum. Prej pak ditësh kandidatët për të marrë presidencën e klubit katalanas, kanë grumbulluar firmat e nevojshme për të garuar dhe kanë nisur edhe fushatën elektorale, që pritet të ndërpritet për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve.

Ndërkohë, ende mbetet e paqartë Ende mbetet e paqartë nëse Lionel Mesi do të jetë në gjendje të paraqitet në finalen e së dielës në Superkupën e Spanjës kundër Athletik Bilbaon. Argjentinasi humbi seancën stërvitore të Barcelonës sot, çka bëri të rriteshin zërat se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale pas dy ditëve. Mesi nuk luajti në fitoren e së mërkurës ndaj Real Sociedadit dhe është e vështirë të dihet nëse Ronald Kuman do ta rrezikojë atë në finale. Është planifikuar një tjetër seancë stërvitore për nesër, e cila do të jetë përcaktuese për fatin e Mesit në këtë finale.

Paraardhëse

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” habit sërish: Kam material për të tërë

Pasardhëse

Sot, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, KQZ del me mesazhin e fortë

Pasardhëse

Sot, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, KQZ del me mesazhin e fortë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.