• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gara për Tiranën, Këlliçi habit me deklaratën: Veliaj kandidati më i dobët i PS, është më i lehti për ta mundur

27 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
293
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do të hyjë në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën.

Deputeti demokrat tha në një emision televiziv se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

“Heq dorë nga mandati, i bindur në rezultat. Përfaqësoj edhe një nga njësitë administrative të varfra. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.”

Për Belind Këlliçin, kreu aktual i bashkisë Tiranë është kandidati më i dobët që mund të ketë PS dhe sipas tij do ta ketë shumë lehtë ta mundë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Velinë.”

Por cila është alternativa që Këlliçi do t’u sjellë qytetarëve të Tiranës?

“Ne do t’i vënë përballë alternativë për kryeqytetin. Nëse do të jem kandidat përballë, unë do derdh djersë e mund për çdo votë. Nuk ma vjedh dot kollaj votën mua. Kam garuar në një nga zonat që është bastion i së majtës për vite, dhe kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite,” u shpreh ai.

Këlliçi tregoi po ashtu se puna e tij do të fokusohet tek takimet në terren me qytetarë për të marrë mendimet e tyre.

I pyetur nëse kandidatura e tij ishte një propozim apo “lobim” i Ilir Metës tek Sali Berisha, Këlliçi tha se me ish-presidentin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por shtoi se ajo që prevalon është marrëdhënia me kryedemokratin Sali Berisha.

“Kandidatura ime në Primare është propozim i Belind Këlliçit,” shtoi ai.

Paraardhëse

Kryekëshilltari i Erdoganit bën deklaratën e fortë: Turqia ka dhënë garanci për gjykimin në liri të Thaçit

Pasardhëse

“Ikni, lironi rrugën se fundi iu pret”, Mul Noka mbledh forcat për 12 nëntorin

Pasardhëse

“Ikni, lironi rrugën se fundi iu pret”, Mul Noka mbledh forcat për 12 nëntorin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.