• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PS : Gara për sekretarin e përgjithshëm, ja emrat

19 April, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të shtunën mblidhet Asambleja e socialistëve

ARTEMISA HOXHA

Një prej strukturave më të rëndësishme vendimmarrëse në Partinë Socialiste, siç është Asambleja Kombëtare, pritet që të zgjedhë kryetarin e ri të saj, i cili sipas statutit të ri të miratuar më 19 mars nga kongresi. Satuti i ri parashikon që ai është njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i PS-së. Por kush do të jetë drejtuesi i ri i Asamblesë Kombëtare? Prej vitesh, këtë mandat e ka mbajtur një prej figurave më të vjetra në PS, siç është Gramoz Ruçi, i cili pritet që të jetë sërish një prej emrave që do të jetë në garë për një tjetër mandat. Por burime pranë së majtës bëjnë me dije se një emër tjetër që me shumë gjasa ka mundësi të marrë drejtimin e Asamblesë, është edhe deputeti Taulant Balla, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të grupit parlamentar. Balla është një prej deputetëve më aktivë në PS, ku së fundmi ka qenë edhe zëri kryesor në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputeti Ben Blushi për çështje të brendshme të partisë. Përveç Ballës, një tjetër deputet që lakmon këtë post është dhe deputeti Koço Kokëdhima, i cili madje kishte përgatitur edhe një platformë për mënyrën e riorganizimit të PS-së të konceptuar si “Stina e re në PS”.

Mbledhja

Nga selia rozë është mësuar se të shtunën do të mblidhet Asambleja Kombëtare, e cila në përmbajte të saj ka 174 anëtarët e rinj të votuar në Kongres. Do të jetë kjo asamble e cila do të përcaktojë nisjen e procedurave për zgjedhjet e strukturave të tjera të rëndësishme në parti, siç janë sekretariatet, apo dhe anëtarët e Kryesisë së partisë. Asambleja, edhe pse rifreskoi 174 anëtarët e saj, vijon të mbetet me kryetarin e vjetër, Gramoz Ruçin, mandati i të cilit, sipas statutit, ka qenë 4-vjeçar. Numri 2 i partisë më të madhe, e cila deri më tani i ka dhënë një zgjidhje debatit për mandatin e kryetarit, duke e hedhur në votim legjitimitetin e tij në rast se partia ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, pritet që të ketë në fokus edhe zgjedhje të tjera brenda saj. Duke filluar që nga kreu i Asamblesë Kombëtare, i cili njëherësh është edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, PS pritet të rifreskojë edhe Kryesinë, si dhe sekretariatet e partisë, pasi të gjithë anëtarët e këtyre strukturave janë pa mandat. Por teksa kjo çështje është anashkaluar në PS, duke u fokusuar më së shumti te mandati i kryetarit të partisë dhe ndryshimet që janë bërë në statutin e partisë, burime pranë së majtës bëjnë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare, tashmë e rifreskuar, do të ngrihen si çështje pikërisht zgjedhjet për kreun e ri të saj, që njëherësh është dhe sekretari i përgjithshëm i partisë apo dhe strukturave të tjera.

Statuti

‘Kushtetuta’ e PS-së parashikon në nenin 47 të saj gjithë procedurat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por edhe kreut të Asamblesë Kombëtare, të cilët saktësohet se kanë një mandat 4- vjeçar, si dhe kush e zgjedh. Kështu pika 5 e nenit 40 që përcakton kompetencat e Kongresit të partisë është dhe ajo e zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, pikë e cila, mesa duket, u anashkalua nga Kongresi i mbajtur më 19 mars. Ndërkohë që në statutin e vjetër të partisë, zgjedhja e kreut të AK-së nuk ka qenë kompetencë e Kongresit, por e vetë Asamblesë. Në nenin 27, statuti parashikonte që “AK me propozim të kryetarit të partisë, zgjedh kryetarin e saj”. Lidhur me këtë ndryshim, nuk dihet se kujt do t’i referohet e majta për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të saj, pasi mbledhja e kongresit është ezauruar. “Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste zgjidhet nga Kongresi Zgjedhor i partisë dhe është përgjegjës për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë”, thuhet në statutin e PS, teksa një kompetencë tjetër e rëndësishme është dhe kryerja e funksioneve të kryetarit të partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.

Paraardhëse

Rrënqethëse : Hidhet nga kati i tretë dhe… (VIDEO)

Pasardhëse

A janë penisët e bërë synet më të ndjeshëm? Ja përgjigja…

Pasardhëse
Nëse sperma

A janë penisët e bërë synet më të ndjeshëm? Ja përgjigja...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.