• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Gafa me himnin shqiptar në Paris, gabim njerëzor apo i qëllimshëm? Arjan Çani tregon detajet çfarë i ka ndodhur Federatës Franceze të Futbollit

14 September, 2019
në Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gabim njerëzor apo e qëllimshme ishte ngatërresa e himnit kombëtar të Shqipërisë me atë të Andorrës në ndeshjen që kuqezinjtë luajtën një javë më parë me Francën në ‘Stade de France’.Gazetari Arjan Çani në ‘Zonë e Lirë’ ka zbardhur disa detaje nga gafa në ‘Stade de France’.

I ftuar në studion e emisionit ishte edhe gazetari sportiv Ervin Baku beson se ishte një gabim njerëzor dhe për këtë është i bindur. Ai shpjegoi se tre ditë më pas, Franca kishte ndeshje me Andorrën dhe për këtë arsye ngatërroi himnin e Shqipërisë.

Për këtë gabim njerëzor, Ervin Baku pohoi se Federata Franceze e Futbollit është gjobitur me 10 mijë Euro gjobë nga UEFA. Kurse Alfred Cako nuk beson në këtë pistë. Sipas tij, kjo ka qenë e qëllimshme dhe janë mesazhe të koduara mes federatave. Edhe analisti Arjan Curri shprehet se njëherë është gabim, kurse dy herë nuk mund të ndodhë.

Gazetari Ervin Baku: Në staturën e Federatës Franceze të Futbollit dhe në staturën e shtetit francez kjo gafë skandaloze, që është një gabim i rëndë njerëzor, nuk mund të ndodhte. Populli francez e bëri aty në moment. Kur u ekzekutua himni i vërtetë shqiptar të 80 mijë spektatorët francezë duartrokitën gjatë gjithë himnit. Ata duartrokitën gjatë gjithë kohës. Pas ndeshjes, Antoine Griezman që është futbollist shumë i famshëm botëror, i kërkoi falje futbollistëve shqiptarë, dhe nëpërmjet tyre gjithë popullit shqiptar për këtë gabim të rëndë. Nuk është e rastësishme pse u vu i Andorrës. Sepse Franca pas 3 ditësh priste Andorrën. Pas tre ditësh Franca priti Andorën, dhe protokollit të ndeshjes i kanë shkuar dy himnet, himini i Shqipërisë dhe himni i Andorrës. Dhe ai ka ngatërruar himnet. Ai duhej të merrte menaxherin e Kombëtares, të verifikonte himnin.

Arjan Çani: Unë dua të di fatin e atij djalit. Atë ka rrezik e kanë hequr nga puna, përderisa u detyrua Presidenti francez i kërkoi falje Shqipërisë për këtë punë, ndaj tij duhet të merret një masë.

Gazetari Ervin Baku: Jo jo. Sipas rregullores së UEFA-s, Franca do të paguajë gjobë për këtë gabim të rëndë dhe mbyllet çështja.

Arjan Çani: I është vënë gjobë?

Gazetari Ervin Baku: Po i është vënë gjobë Francës 10 mijë Euro.

Arjan Çani: Po këto 10 mijë Euro kush i merr?

Gazetari Ervin Baku: UEFA, se UEFA është organizatore.

Alfred Cako: Unë nuk i besoj shumë rastësitë, sidomos në ngjarje të tilla. Në përgjithësi ose në mënyrë absolute janë të qëllimshme. Nuk “pi ujë” dhe është e sinqertë besoj falja e Griezman. Këto janë mesazhe të koduara të cilat federatat i japin njëri-tjetrit dhe kryetarët. Nuk do preferoja të thoja termin mafie, por një nga organizatat që vepron në mënyrë shumë okulte është UEFA dhe këto federatat e futbollit. Këta zgjedhin njëri-tjetrin me vota.

Gazetari Ervin Baku: Dy federatat kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Alfred Cako: Nuk është pa dashje. Të ka dhënë një ‘knock doën’ dhe pastaj të kërkon falje. E rëndësishme është, ai personi që ka qenë përgjegjës për këtë, a është marrë masë e rëndë ndaj tij apo jo?

Arjan Curri: Deri tek pjesa e gabimit të parë mund ta besoj dhe unë që ishte njerëzor. Po kur ata thonin i kërkojmë të falur armenëve, atëherë i bie që është gabim mbi gabim, kështu që një herë thotë filozofia është rastësi, dy herë kthehet në ligësi.

Gazetari Ervin Baku: Po sepse nuk i njihni francezët ju, janë…

Arjan Çani: Ai tipi ishte i lezëtshëm. Nuk është se e tha pas 5 sekondash, duroi 4-5 minuta.

Gazetari Ervin Baku: Ti i di francezët, ashtu janë, jo të papërgjegjshëm por injorantë.

Paraardhëse

Jo vetëm Rama e takoi kancelaren, ja kush është shqiptari i famshëm që kërcen e bën foto me Merkel (VIDEO)

Pasardhëse

Almeda Abazi poston foton e bashkëshortit dhe ‘tmerron’ ndjekësit: Po kjo çfarë është? (FOTO)

Pasardhëse

Almeda Abazi poston foton e bashkëshortit dhe ‘tmerron’ ndjekësit: Po kjo çfarë është? (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.