• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gabimi në spitalin “Continental” të Tiranës i merr jetën 15-vjeçares

16 May, 2017
në Aktualitet
0
181
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spitalin privat “Continental” në Tiranë, ku një vajzë 16 vjeç ka ndërruar jetë pas një operacioni në gju.

16-vjeçarja Blerta Pepa, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Çajupi”, ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, pasi ishte operuar pas këputjes së ligamenteve.

E mitura kishte pësuar dëmtime në këmbë të premten në shkollën “Çajupi” gjate orës se fiskulturës, ndërsa ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit “Continental”, që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mjekët kanë vendosur të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale mbrëmjen e vonë të së dielës, por gjithçka ka shkuar keq.
blerta pepa
(16-vjeçarja që humbi jetën gjatë operacionit, Blerta Pepa)

Vajza nuk u u zgjua me! Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, mjeku anestezist Tefik Zhurda, 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryejë vetëvrasje (duke injektuar në trup prepart lënde anastezie).
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekesor.

Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës të 16-vjeçares. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e pacientes.

E mitura po operohej në këmbë
16-vjeçarja B.P po operohej nga një frakturë në këmbë.

Mësohet se ajo kishte pësuar dëmtime në këmbë gjatë orës së fiskulturës të premten ne shkollen e mesme “Cajupi” dhe pas rezonancës magnetike, ka rezultuar se nevojitej ndërhyrja kirurgjikale.

Operacioni ka shkuar mirë, ndërsa pas disa orësh duhet t’i dilte anestezia, por në këtë moment kanë filluar komplikacionet e para. Është bërë kontrolli nga mjekët dhe nga këto komplikacione Blerta Pepa ka humbur jetën.

Dyshohet se mjeku anestezist i ka injektuar sasi të madhe narkoze. Pas disa orësh në spital, mjeku T.Zh i ka injektuar vetes së tij të njëjtën lëndë, narkozë, me qëllim që t’i japë fund jetës.

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Ngjarja në një spital privat
Ngjarja e rëndë është regjistruar në një spital privat në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Mësohet se operacioni ka qenë i lehtë, pasi e mitura po operohej nga ligamentet, por gjithçka është komplikuar gjatë ndërhyrjes dhe e mitura nuk ka mundur të dalë me shenja jete nga salla e kirurgjisë.

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur gjithashtu se ka pasur edhe një debat mes familjarëve të viktimës dhe mjekut anestezist. Ky i fundit, në gjendje shoku ka tentuar t’i japë fund jetës.

Daja i 16-vjeçares: Papërgjegjshmëri e spitalit privat. Duam Drejtësi!
Daja i 16-vjecares Blerta Pepa tregon se spitali privat u dha garanci të plotë por mbesa humbi jetën nga papërgjegjshmëria që u tregua nga stafi i mjekëve.

Sipas Liro Likaj, daja i Blerta Pepa, vajza duhej të operohej në orën 10:00 dhe operacioni iu shty për në orën 19:30.

“Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16-vjeçare mengjesin e sotem, ne spitakin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se I kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si I pari I qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot. Duam drejtesi”.

Blerta konkurroi te “Gjeniu i Vogël” në 2014
Nxënësja e “Çajupit”, Blerta Pepa, ishte e njohur edhe për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit “Gjeniu i Vogël” në vitin 2014.

Paraardhëse

Uashingtoni i jep Bashës 24 orë afat!

Pasardhëse

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

Pasardhëse

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.