• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Futja e aleatëve në lista, Topalli: Rikthehet fenomeni i “Dushkut”, ja si po tentohet të manipulohen zgjedhjet

16 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ka cilësuar si skemë “Dushku” futjen e aleatëve në listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ish-kryetarja e Kuvendit në rrjetet sociale ka bërë një analizë të zgjedhjeve ndër vite, ku ka treguar se si partitë e vogla kanë fituar në kurriz të partive të mëdha .

Reagimi i Topallit vjen pas arritjes së marrëveshjes mes PD dhe aleatëve të saj Agron Duka, Dashamir Shehi e Nard Ndoka, duke iu garantuar këtyre të fundit se do jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Sipas Topallit, kjo është tamam fenomen “Dushku”.

“Dushku është edhe fenomeni i futjes së kryetarëve të partive të vogla në listat e partive të mëdha, sikurse u bë nga PD në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Edhe në këtë rast vota e hedhur për PD dhe që çon në Kuvend Mediun, Dukën apo te tjerë është manipulim i vullnetit të zgjedhësve, është, për këtë shkak, transferim i kundërligjshëm i votës, prandaj është Dushk. Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi këto ditë nga të njëjtët aktorë, se do jetë në qendër të taktikës elektorale të opozitës. PD po lidh marrëveshje me aleatët e saj të vegjël.LSI ka deklaruar se do të ndjekë të njëjtën taktikë”, tha ajo.

Ndër të tjera, Topalli u shpreh se partitë po fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, por pritet që të dalin edhe me lista paralele në zgjedhje. Sipas saj, ky është një proces manipulimi zgjedhjesh. “Të gjithë po deklarojnë se do fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, se do konkurrojnë njëkohësisht edhe si koalicione edhe me listat e tyre të pavarura, se do konkurrojnë vetë, por fushatën do ta bëjnë në favor të aleatit të madh, etj. Të gjitha forma manipulimi që synojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. Opozita Basha-Like nuk po shqetësohet aspak për Dushkun e vet. Këtë herë nuk po përbetohet për shenjtërinë e votës, nuk po i bëhet vonë, se po zbulohet si manipulatore”, theksoi ndër të tjera Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli u shpreh se fenomeni “Dushk” sipas saj ka ekzistuar edhe në kohën kur Partia Socialiste regjistroi kandidatët e saj në zgjedhje. Ajo theksoi se manipulimi sipas saj u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së. Ndër të tjera, ajo u shpreh po ashtu një tjetër rast i këtij fenomeni ka qenë edhe në kohën kur PS prishi zgjedhjet në vitin 2001, në mënyrë që votat sipas Topallit të kalonin tek aleatët e vegjël. Sipas Topallit, kjo gjë u korrigjua nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.

Akuzat e Topallit për PS:

“Në Shqipëri kemi pasur Dushk kur PS regjistroi në zgjedhje “kandidatët e pavarur” dhe bëri fushatë për ta, sepse donte të thyente tavanin që i vinte ligji në shpërndarjen e mandateve dhe të rriste nëpërmjet tyre artificialisht prezencën e Kuvend. Në atë kohë praktika manipuluese u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së, e cila deklaroi se mandatet e “kandidatëve të pavarur” do i përllogariteshin forcës politike që i mbështeste ata. Dushk kemi pasur edhe kur PS “zgjodhi” të prishte zgjedhjet në zonën 60 në 2001-shin, me qëllim që gjatë përsëritjes t’i transferonte votat tek aleatët e vegjël dhe të rriste kështu artificialisht prezencën në parlament. Në atë kohë horrllëku u korrigjua nga Këshilli i Europës, OSBE dhe BE, të cilët i ndaluan PS-së që të zgjidhte vetë Presidentin e Republikës”, tha Topalli.

Paraardhëse

Debat i fortë në opozitë, Basha refuzon presionet e Mediut dhe Idrizit, njerëzit e Sali Berishës jashtë qeverisë nëse fitohen zgjedhjet

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Më 6 janar Rusia provokoi grusht-shteti në SHBA, presidenti Trump është fatkeqësi ndërkombëtare

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Më 6 janar Rusia provokoi grusht-shteti në SHBA, presidenti Trump është fatkeqësi ndërkombëtare

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.