• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fundosen gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, zbardhen 83 emrat që pritet të përfundojnë te SPAK, batërdi me pasuritë dhe vendimet

25 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbyllur procesin e vetingut për këtë vit për gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas njoftimit të KPK, që nga nisja e procesit të vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtim në total 220 subjekte rivlerësimi. Nga këta, 94 prej tyre e kanë kaluar procesin kalimtar, ndërsa janë shkarkuar nga detyra 83 subjekte rivlerësimi.

Po ashtu, KPK ka ndërprerë procesin sipas nenit g të Kushtetutës për 18 subjekte dhe ka pushuar procesin sipas nenit 56 të ligjit 84/2016 për 8 subjekte rivlerësimi.Më tej, në njoftim thuhet se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përfunduar procesin pa vendim përfundimtar për 16 subjekte, ndër të cilët M. Xhaferllari dhe ata që kanë arritur moshë pensioni. Po ashtu, sipas njoftimit, KPK ka pezulluar nga detyra 1 subjekt.Procesi i vetingut nisi në fund të vitit 2017, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si organi bazë nisi zyrtarisht verifikimin mbi bazën e tre kritereve, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Fundosen gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting

Por telashet për 83 prokurorët dhe gjyqtarët që kanë ngelur në veting pritet të shtohen, pasi rrezikojnë të ndiqen penalisht nga SPAK. Deri më tani nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse gjatë procesit të rivlerësimit kanë rezultuar me probleme, duke shkelur disa nene të Kodit Penal. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë ngelur për shkak se nuk kanë justifikuar pasurinë, apo kanë qenë të përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkohë që, një pjesë e tyre kanë ngelur në veting, duke u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, për shkak se kanë abuzuar me vendimet, pasi në përfundim i kanë lënë të lirë shumë kriminelë. Pra, pjesa dërrmuese kanë kryer vepra penale, duke filluar nga fshehja e pasurisë, pastrimi i parave, shpërdorimi i detyrës, ndërtimi pa leje, falsifikimi i formularit, etj. Por për shkak të këtyre veprave, sinjalet janë se ndaj tyre pritet të ketë hetim penal nga SPAK. Deri më tani nuk ka nisur asnjë hetim, pasi frika ishte se do dilnin të larë, duke qenë se prokurorët e gjyqtarët pa hyrë në veting do i mbështesin kolegët e tyre. Por nga Gjermania ka ardhur një ultimatum që të nisin hetimet dhe vetë kryeministri ka deklaruar se do ketë hetime. Kjo do të thotë se për shumicën e emrave që kanë dalë me probleme shumë shpejt mund të ketë kallëzime penale nga KPK, apo dhe të nisin hetimet kryesisht nga SPAK.

Emrat e ngelur në veting

Nëse i hedhim një sy listës së të shkarkuarve nga vetingu, të cilën e disponon gazeta, vihet re se në rrezik për të dhënë llogari para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion janë një sërë emrash të njohur. Midis tyre mund të përmendim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit u përpoq t’ua hidhte organeve të drejtësisë dhe të fshihte një apartament që e kishte regjistruar në emër të të vëllait. Ndërsa një emër tjetër është ai i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Atij ju gjetën pasuri të pajustifikuara dhe se kishte kryer evazion fiskal. Megjithatë, në listën me 83 emra bie në sy fakti se janë shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë hetuar dosje të bujshme, sikundër janë ato të “21 janarit”, “Gërdecit”, aferën e Rrugës Durrës-Kukës, etj. Ndërkohë, drejt SPAK pritet të përfundojnë edhe thuajse të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët u shkarkuan prej pasurisë. Më konkretisht, Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Artan Broci, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Zeneli, Edmond Islamaj u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë sepse pasuria e tyre ngjasonte me ata të sheikëve. Kjo do të thotë se litari për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting pritet të ngushtohet, pasi SPAK, pritet t’i hetojë ata.

Paraardhëse

Edi Rama: I gatshëm të ulem me Bashën, por zgjedhjet e ardhshme janë në 2021, Meta të zhbllokojë ngërçin në Shkodër

Pasardhëse

Nga i pastrehë në milioner: Historia e një emigranti turk, sot mbret i picave

Pasardhëse

Nga i pastrehë në milioner: Historia e një emigranti turk, sot mbret i picave

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.