• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

I fundit i perëndimorëve dhe i pari i marifeteve

16 May, 2017
në Opinion
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit nuk ka sjellë asgjë të re nga “fronti i perëndimit”, përveçse ka përsëritur se mbështet paketën e refuzuar nga Basha, atë të David McAllister. Në fakt, Hoyt Brian Yee para mbërritjes në Tiranë në asnjë moment nuk ka paralajmëruar negociata të reja, apo rolin e tij si ndërmjetës. Duket se pas ardhjes së amerikanit, nuk ka më asnjë kuptim që në Tiranë të priten ‘shpëtimtarë’ të tjerë pasi fjala e fundit është thënë me kohë.

Zgjedhjet e 18 Qershorit tashmë janë në dorën e vendimit, që trupa e Kolegjit Zgjedhor e kryesuar nga Gjin Gjoni pritet të marrë. Caktimi me short i emrit të tij për hir të së vërtetës e ka frikësuar mazhorancën, duke iu trembur marifeteve që sistemi i Drejtësisë ka bërë kryesisht nën dirigjimin e PD-së në kurriz të zgjedhjeve.

Pezullimi i 18 Qershorit nga Kolegji Zgjedhor është mëse i mundshëm dhe tashmë në opinionin publik janë hedhur dy teza; Së pari, Edi Rama e ka shkelur qëllimisht afatin e debatuar 28-29 Prill për t’i dhënë një tjetër mundësi opozitës, por pa u tërhequr me vullnetin e tij nga data 18 Qershor. Së dyti, Gjin Gjoni ka në dorë fatin e zgjedhjeve dhe do t’i shtyjë ato për t’i bërë kështu shërbimin e fundit partisë së zhvendosur në bulevard.

Në një betejë 3-mujore, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë kërkuar në vijim një kryeministër teknik. Pavarësisht këshillave për t’i zgjidhur kundërshtitë në rrugë institucionale, Lulzim Basha ka preferuar qëndrimin në çadër. Ai në asnjë moment nuk e ka pritur zgjidhjen nga Perëndimi. Sepse një precedent të tillë nuk do ta pranonte sëpaku asnjë vend si SHBA-të apo Bashkimi Evropian. Dhe mbi të gjitha, aleatët euro-atlantikë e kanë bërë të ditur qysh në fillim të herës qëndrimin e tyre mbi bojkotet, pavarësisht sa serioz mund të jetë kushti i vendosur.

Megjithatë, e vetmja betejë ligjore që opozita ka nisur është ajo e ankimimit të listave të regjistruara në zgjedhje. Duke shfrytëzuar regjistrimin e diskutueshëm të Partisë Agrare Ambientaliste, ekspertët e Bashës kanë ankimuar vendimin e KQZ. Në thelb, opozita kërkon nga Kolegji rrëzimin e 18 Qershorit që do të pasojë me një dekret të dytë të Presidentit për një datë tjetër të zgjedhjeve.

Por përse ky merak i Bashës për zgjedhjet ku vetë opozita nuk ka dëshirë të marrë pjesë? Çfarë do t’i shërbente Lulzim Bashës pezullimi i 18 Qershorit përveçse ta numëronte si një ‘fitore’ të radhës pas anulimit të zgjedhjeve në Kavajë?

Të gjitha vijat logjike të çojnë në një përfundim të vetëm: Lulzim Basha e ka mbajtur me sforco të mëdha çadrën këto 3 muaj vetëm për të shtyrë zgjedhjet. Ai nuk mund të shkojë në garën e korrikut për kryetar të PD-së si një humbës edhe i zgjedhjeve të përgjithshme 2017, edhe i zgjedhjeve lokale 2015 apo edhe i votimeve të pjesëshme të Korçës, Dibrës, Kolonjës dhe Kavajës që nuk u zhvilluan.

Ai nuk mund të rizgjidhet kryetar i PD-së me premtimet për shkolla me drekë apo duke iu drejtuar bazës së sflitur në çadër për më tepër besim te Zoti, që i ndjek me vëmendje veprimet e opozitës. Pesë apo gjashtë humbje zgjedhjesh në 4 vite janë një peshë e rëndë. /JavaNews

Paraardhëse

Tritan Shehu: E pandershme të denigrosh mjekun!

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Rama anulon takimin në Dibër

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Rama anulon takimin në Dibër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.