• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Fundi i LSI-së dhe Meta i vërtetë

16 June, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Durim Madhi

Kur në vitin 2010 emisioni Fiks Fare publikoi videon ku shfaqej Ilir Meta (atëherë zëvendës Kryeministër) që urdhëronte Ministrin e tij për të kryer korrupsion të pastër, shumëkush mendoi se Meta do të përfundonte pas hekurave. Por, Berishës i duheshin numrat e LSI për të mbajtur qeverinë në këmbë dhe Meta shpëtoi.

Për vite me rradhë, me shumë mjeshtëri dhe vullnet, Ilir Meta ia doli të ndryshonte profilin e tij dhe perceptimin publik për të. Nga simboli i korrupsionit, Ilir Meta u kthye në simbol të dashurisë dhe qetësisë. Për vitet e mbetura në qeverisjen Berisha, ai qëndroi jashtë ekzekutivit. Pas koalicionit me Ramën, preferoi të zgjidhej Kryetar Kuvendi, post që i lejonte të ishte mbi palët, i barazlarguar nga të gjithë. Nuk u shfaq asnjëherë në public si aleat i Kryeministrit, përkundrazi ishte gjithëmonë i gatshëm të ofronte dialogun që aq shumë i ka munguar politikës shqiptare.

Por papritmas, kur dialogu që Ilir Meta kërkoi ndodhi, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha gjetën qetësinë dhe dashurinë që Meta kish predikuar, Presidenti i zgjedhur na u kthye në një xhind.

I shpërfytyruar. Agresiv. Banal në sulmet personale. Sa ai, sa e shoqja, sa kllouni që kanë zgjedhur për kryetar partie, shfaqen çdo ditë në ekran duke sharë, duke hedhur baltë, duke akuzuar cilindo që deri dje i bënin thirrje për dialog, qetësi dhe dashuri.

Ilir Meta ia doli të maskonte veten për plotë 7 vite. Lundroi si mjeshtër në ujrat e trazuar prej konfliktit të politikës shqiptare. Por nga momenti kur Rama dhe Basha nisën dialogun, personaliteti i vërtetë i Ilir Metës u rishfaq.

U zgjodh President i Republikës me votat e socialistëve dhe sa kaloi lumin, i ktheu shpinën PS dhe Edi Ramës. Nga njëra anë thotë se detyrën e Presidentit e merr zyrtarisht në korrik e kësisoj justifikon pjesëmarrjen aktive në fushatë, nga ana tjetër kërcënon Kryeministrin se nuk do e mandatojë nga pozitat e Presidentit, duke përdorur që pa u bërë ende kompetencat e kreut të shtetit.

U deshën vetëm 10 ditë dhe vullneti i dy partive të mëdha për të çjerrë maskën e LSI, jo vetëm të Ilir Metës. Bashkëpunëtorët e tij më të afërt, u provuan përmes faktesh, se shfrytëzonin fondet e shtetit për favore personale dhe partiake. Korrupsion i pastër, fiks njësoj si në videon e 7 viteve më parë.

Ilir Meta dhe partia e tij familjare do të përpëliten edhe 10 ditë, duke shfrytëzuar çdo mundësi, duke shkrirë edhe pasurinë e tyre të vënë në 25 vite aktive në politikë, vetëm e vetëm për të tentuar të qëndrojnë të kapur me çdo kusht pas pushtetit. Pasi e vërteta është se nëse socialistët po kërkojnë një mandat të dytë qeverisës, kurse demokratët mandatin e tyre të parë pas 4 vitesh në opozitë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po kërkojnë me çdo kusht të qëndrojnë në pushtet 12 vjet rresht.

Pasi për ta, të mos jesh në pushtet do të thotë të ketë ardhur fundi. Dhe fundi për shpk-në e tyre ka ardhur që tani, kur votuesit e LSI kanë kuptuar se në 26 Qershor LSI do të jetë e ngrirë në opozitë dhe nuk do të ketë asnjë mundësi të ofrojë vende pune, korrupsion, diploma, thasë me miell, tendera e lloj lloj qokash që Iliri dhe Monika kanë shtrydhur nga pushteti 8 vitet e fundit, sa nga demokratët, sa nga socialistët./Skandal.al

Paraardhëse

I paftuari i Uashingtonit

Pasardhëse

Fotolajm/ Bleonën apo Bashën, kë mbështet vërtet Trump?

Pasardhëse

Fotolajm/ Bleonën apo Bashën, kë mbështet vërtet Trump?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.