• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fundi i vitit e popullon Shqipërinë, ja sa persona kanë hyrë në vetëm 1 javë

27 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në fund të këtij viti, Policia Kufitare është angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar tokësor, porte dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Në të gjitha pikat janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.

Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:

Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë.

Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.

Në kuadër të masave, Policia Kufitare po bashkëpunon ngushtë me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, si dhe me Policitë homologe. Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Departamenti i Policisë Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë në numrin 112, aplikacionin Komisariati Dixhital, në numrin jeshil 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm

Paraardhëse

Themeloi OTR, ra në burg nga denoncimi i Noizyt dhe vdiq sapo u lirua, i afërmi i Edmondit ka një thirrje

Pasardhëse

Kthesa e Edi Ramës dhe gjendja e re e studentëve

Pasardhëse

Kthesa e Edi Ramës dhe gjendja e re e studentëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.