• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi zbulon skenarin e frikshëm të Metës dhe Berishës: Zgjodhën këtë mënyrë për të goditur zgjedhjet

6 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
142
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka ngritur pretendimet se alarmet e Sali Berishës dhe Ilir Metës për pandeminë e koronavirusit ishin një skenar për të ngjallur frikë te njerëzit dhe që të goditeshin zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plot:

“Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete

Nga Frrok Çupi

Vetëm në këtë rast zgjedhjet politike dhe vdekja i ngjajnë njëra tjetrës: Vdekja mund të ndalohet, të vonohet, ose edhe të shpejtohet. Kështu edhe zgjedhjet politike, mund të shtyhen, mund të afrohen ose të përsëriten… Veçse edhe një gjë: Në zgjedhje humb ose fiton; dhe kjo është e prerë, njësoj si vdekja.

Në shtetin e Kosovës dhe në Shqipëri, vdekja po përdoret në funksion të zgjedhjeve politike.

Në Shqipëri, që në fillim, u kryen tre projeksione:

Projeksioni i parë i qeverisë (shtetit) për të funksionuar në favor të jetës së njerëzve gjatë gjithë pandemisë së egër të Koronavirusit. Kryetari i qeverisë përdori gjithë fjalorin e ‘naltë’ për t’u thënë të gjallëve ‘kujdes, kujdes!’ se kemi të bëjmë me armik të padukshëm. Për vete, qeveria e dinte se edhe sikur një jetë të humbë jashtë kujdesit maksimal mjekësor, kjo do të rëndonte shumë edhe politikisht. Deri më sot qeveria ka vaksinuar rreth 200 mijë qytetarë dhe ka siguruar vaksinimin masiv.

Projeksioni i dytë, i tretë dhe i katërt i takojnë opozitës:

Paniku: Kamerat e opozitës i futën deri në sallat e morgut dhe në varreza, dhe u panë pamje ‘pa pullë të kuqe’. Qëllimi nuk ishte aq për të fituar zgjedhjet opozita; qëllimi ishte që njeriu të lëshonte frymën e të mos mbante më asnjë anë. Nëse kjo ide do të funksiononte fort, atëherë njerëzia në vend do të binte në depresion. Ka një gjë më të tmerrshme se virusi korona- ja këtë do të vërtetonte opozita dhe do të shtynte zgjedhjet deri pa limit. Se opozita jonë nuk i do zgjedhjet, as parlamentin.

Shumëzimi i numrit të vdekjeve: Ka njerëz që mendojnë se tre krerët e opozitës, Berisha, Basha dhe Meta tentuan të shumëfishojnë numrin e viktimave ‘ashtu kot, pse janë ‘njerëz me gropa’. Jo, nuk është kaq naive. Po të arrinin të ‘ngurosnin’ viktima me shumicë në trurin e njerëzve, atëherë do të kërkonin prapë një haraç politik: ‘Na jepni fitoren në tavolinë!’. Prej kohësh ata po thonë se ‘ikni ju, duhet rrotacion!’; ‘na e lini tashmë se nuk ka lezet!’. Katastrofa e numrave do të ishte ‘arsye’. Në kulmin e kësaj lufte të keqe, të tre këta u vizituan nga presidentja në detyrë e Kosovës, zonja Osmani. Ajo iu dha sinjale se ‘do të jemi me ju’.

Në Kosovë aplikohet slogani ‘vdekjen e pranojmë, por jo vaksinën: Qeveria e re Kurti- Osmani, nuk pranoi që mjekët dhe mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksinat dhuratë e qeverisë shqiptare. Preteksti ishte ‘Kina’, por realisht është më afër. Njeriu aty po përdoret si trup pa jetë për të goditur shtetin shqiptar: Ose bllokohen zgjedhjet dhe i fiton Berisha- Meta; ose ata do të bllokojnë kufirin Tiranë- Prishtinë. Luftën e ftohtë qeveria e majtë ekstreme e Prishtinës do ta nisë nga Shqipëria.

Deri në 25 prill sa mund të shumëzohet vdekja? Opozita në Tiranë, që në fillim, ka sfiduar ligjin shqiptar dhe rregullin civil botëror për distancë dhe maskë në epidemi. Puna ishte që të zgjerohej harta e kuqe e infeksionit; dhe të goditeshin zgjedhjet. Nuk ndodhi deri tani. Tani krerët e opozitës po bëjnë thirrje ‘mos u vaksinoni’. Qëllimi është që të tremben njerëzit nga fantazma dhe të gjejnë vdekjen reale; kështu diçka del nga ‘zgjedhjet’. Si këta në Tiranë, edhe ata në shtetin e Kosovës, kanë një qasje të ndërsjellët me zgjedhjet: Kurti- Osmani i duan zgjedhjet si ujin e paktë! Të gjitha zgjedhjet i fitojnë…, por nuk qeverisin dot. Ndërsa këta të Tiranës bërtasin për zgjedhje, por sa herë kanë pasur pushtet, e kanë shkatërruar vendin”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

‘Mos e lejo të futet brenda!’, PD del me mesazhin surprizë drejtuar qytetarëve pak para 25 Prilit

Pasardhëse

Edi Rama dhe Lulzim Basha kryeministër pas 25 Prillit? Ja kë zgjedh Astrit Patozi

Pasardhëse

Edi Rama dhe Lulzim Basha kryeministër pas 25 Prillit? Ja kë zgjedh Astrit Patozi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.