• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi zbardh telefonatën “bombë” në zyrat e PD, tregon të papriturën që i ndodhi Lulzim Bashës

27 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar koalicionin e arritur mes PD dhe aleatëve për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, pas lajmit të kryedemokratit Lulzim Basha se “Në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada Amerikane!’.”

Çupi shkruan se “Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe”.

Ai paralajmëron se “Tani pritet zile tjetër në zyrat e Opozitës: Autorët e tragjedisë së Gërdecit ndodhen në trenin e opozitës, dhe duhen zbritur. Në mos ambasada- të paktën New York Times do të ribotojë komentet e tragjedisë shtetërore të vitit 2008.”.

Analiza e plotë e Frrok Çupit:

“Ka ndodhur pardje:

Sapo kryetari i Opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada Amerikane!’.

Ka ndodhur po pardje, por menjëherë pasi ambasadorja Yuri Kim mbërriti në një vizitë pa plan në zyrën e Bashës:

Pesë minuta më vonë Basha bën një telefon në Shkodër dhe thërret një nga partitë e ‘trenit’, Muharrem Licin.Të inkriminuarit do të zbriten nga shumësia.

Partia Lici është e njohur në Shkodër për rekorde kriminale, që nga trafiqet e deri vrasjet, por i ishte bashkuar Opozitës si ‘parti e fitores’. Tani, me sa duket, po vdes kjo shumësi; po vdes përmes një ‘festivali’ të hapur mes opozitës dhe maxhorancës: Opozita tenton që të mbushë hendekun e krijuar nga braktisja e vlerave, e anëtarëve, e kontributorëve, e intelektualëve, e të rinjve…, ta mbushë me cilin të gjejë rrugës.

Partia Socialiste në maxhorancë nuk po shet ‘trena’; është përqëndruar te të vetët, kontributorë të shtetit: Te Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Vali Leskaj… Diferenca politike mes të dyjave është e dukshme.

Tani pritet zile tjetër në zyrat e Opozitës: Autorët e tragjedisë së Gërdecit ndodhen në trenin e opozitës, dhe duhen zbritur. Në mos ambasada- të paktën New York Times do të ribotojë komentet e tragjedisë shtetërore të vitit 2008.

Në shumësinë opozitare ndodhet projekti i i një konflikti ndër- nacionalist në kufijtë tanë jugorë, mes ‘Çamërisë’ dhe ‘Vorio Epirit’. As ky nuk mund të zgjohet. Mbështetur në pjesën tjetër opozitare ndodhen disa persona të njohur në krim: Almir Rrapo, sekretar i Metës- i burgosur në SHBA; Klement Balili i thërritur si ‘Eskobar’ në Sarandë; Muhamman Karim, i burgosur përjetë në Bangladesh, i privilegjuar nga krerët e Opozitës; Halit Shahinaj, i dënuar si vrasës dhe mik i presidentit të LSI, e të tjerë…

Këta vërtet janë shumë, por ç’rol po luan shumësia në këtë rast?

Roli i parë, hutimi i militantëve. Këta kur të humbin zgjedhjet nuk do ta besojnë, sepse kanë parë që ‘ishim shumë’

Roli i dytë, grumbullimi i shumësisë si presion kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse Fatmir Xhafaj, ish- ministër e deputet në PS, përbën një pikë kontakti për aleatët mbi vijimësinë e Reformës, shumësia e fajtorëve përbën një ‘frikë’ ndaj aleatëve. Çfarë do të ndodhë kur organet e reja të Drejtësisë do të trokasin në portën e presidentit të Republikës (që është thuajse lider edhe për opozitën)? Si do të reagojë ‘shumësia’? A do të preket stabiliteti i vendit për shkak të humbjes në zgjedhje dhe për shkak të arrestimeve të SPAK?

Shumësia ‘guacë’ e partive në opozitë ka misionin e një çasti: manifestimin përballë Drejtësisë së Re. Nëse përballë Drejtësisë ndodhen 13 parti politike, atëherë kush mund të besojë se ‘shqiptarët e duan Drejtësinë’?.

Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe.

A do të ketë trazira ditën që do të ndodhë?…

Kjo është çështja që ecën paralel edhe me prezencën e ushtrisë amerikane në stërviten që nis në orët e para pas mbylljes së kutive të zgjedhjeve. Tani të gjitha palët dinë ta lexojnë këtë libër.”- shkruan Cupi.

Paraardhëse

Ardit Gjebrea përfundon në Polici, ja ngjarja që po bën xhiro në rrjetet sociale

Pasardhëse

Tea dhe Bearti i “Për’puthen” pas skandalit që bëri bujë në media marrin në fshehtësi vendimin e papritur

Pasardhëse

Tea dhe Bearti i “Për’puthen” pas skandalit që bëri bujë në media marrin në fshehtësi vendimin e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.