Të majtë dhe të djathtë, të zgjedhurit lokal po bien një nga një ne rrjetën e SPAK për shkak të abuzimeve me tenderat ndër vite.
Analisti Frrok Çupi tha se hetimi është hetim, pavarësisht se cili shkon i pari në rrjetën e hetimit ose jo.
“Në vendin tonë pluralizmi është shoqëruar me kualitetet e partive familje, të interesave financiare dhe ekonomike dhe kjo ka krijuar pastaj bosët dhe ushtarët brenda partisë që shërbejnë për të grumbulluar para. Nëse nuk vënë atë gjë që bëri ai i Pogradecit dhe Lushnjes, atëherë nuk reziston”, tha ai.
Prokuroria e Posacme Antiorrupsion e ka shtrirë aksionin e saj përtej ngjyrave politike, por kjo duket se nuk mjafton.
“Hetimi është hetim, pavarësisht se cili shkon i pari në rrjetën e hetimit ose jo. Mos harrojmë se nëse SPAK e sheh këtë gjë në balanca, kjo bëhet për arsye të besueshmërisë ndaj SPAK dhe drejtësisë”, tha Frrok Çupi për TCH.







Diskutime rreth kësaj post