• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi shpërthen keq ndaj mitingut të PD dhe nuk lë gjë pa thënë, bën komentin e papritur

25 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
6.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka shpërthyer keq ndaj mitingut të PD për hapjen zyrtare të fushatës. “Njeriu makinë që po bëhet gati t’u drejtohet jo- njerëzve. I shpifur ky muzg në sheshin Nënë Tereza”, shkruan analisti.

Postimi i Frrok Cupit:

“Ta shpifka njeriu-makinë në bulevard.

Ka njerëz në shesh, apo vetëm makina? Qindra makina që kanë zbritur për të bërë politikë dhe për të çmendur Nenë Terezën. Nuk paska vlerë njeriu, vetëm makina: Njeriu është bërë i vogël dhe është fshehur në makinë. Ose janë makina të shtrenjta trafikantësh, ose janë fshatarë të zbritur në shesh për të bërë një dasmë me buri makinash.

Kjo u pa sot pasdite në sheshin ‘Nënë Tereza’. Si erdhi puna kaq keq?! Sado- sado në rrënim, PD-në s’e kisha besuar kurrë se do të degradonte deri në këtë derexhe.

Një njeri thërret si i çmendur ‘Shqipëria!… Shqipëria’. A nuk janë shqiptarë këta, a? Se kur thërrasin ‘Shqipëriiiia!’në Tiranë, duket sikur janë nga Zimbabve dhe sapo kanë pushtuar një vend të vogël në Mesdhe. Po, nga ndonjë kontinent i largët vijnë këta, se ndryshe do ta dinin sa ka ndryshuar Shqipëria e nuk do të bënin qametin. Njeriu këtu nuk është më ai ‘njeriu i egjër’ që ulërin e thërret rrugëve; madje njeriu i këtij vendi as në dasma nuk duron më muzikë të lartë: Është njeri i latuar, njeri i relaksuar, njeri i kultivuar…. Këtu në këtë shesh duket se janë kthyer dasmat e ‘lacëve’ ose të të fortëve të lagjes. Ose duket se ‘lacot’ sapo zbuluan makinën.

… Prapë ai ‘i çmenduri’ thërret sa ka në kokë: ‘Fooort, fooort! Do fitojmë apo jo?’. Ai nuk kërkon as dëgjon përgjigje ‘po, po, po!’, por thërret prapë më fort. Nga brenda makinave nuk vjen dot asnjë zë, ndërsa nga jashtë zëri tund xhamat e makinave.

Pastaj prapë thërret me sa ka në kokë: ‘Lulzimi, Lulzimi… O Rama (të lutem) ik!’.

Thashë se kur thanë ‘Rama…’, dikush do të kujtohej se në aeroportin e Rinasit po shkarkoheshin nja dyqind mijë vaksina anti- covid. Sikur dikush të lëshonte thirrjen!, dhe gjithë makinat të rreshtoheshin për në Rinas që të prisnin vaksinën, me siguri do të fitonin më shumë. ‘Do të fitonin apo jo?!’.

Thërrit e thërrit ‘i çmenduri’ mu në bulevardin kryesor të Tiranës. Me siguri banorët e pallateve që nga stadiumi Qemal Stafa e deri të Bërryli, i kanë mbyllur dritaret. Ka vite që as ‘lacot’ nuk bëjnë këso dasmash. Po ç’u bë kështu?! Po këta njerëz me shije tmerrësisht të egra, grupime të pa rinovuar, bezdisës deri në palcë, tmerr i vërtetë…, zbresin në shesh dhe lëshojnë ulërimat sa çmendin dynjanë. Po ku ka më si këta kjo botë moderne?! Sa mbrapa kanë ngelur!

Njeriu makinë që po bëhet gati t’u drejtohet jo- njerëzve. I shpifur ky muzg në sheshin Nënë Tereza.”-shkruan Cupi.

Paraardhëse

Floriana Garo bën deklaratën e fuqishme: Vetëm Basha mund të sjellë ndryshimin

Pasardhëse

Lulzim Basha surprizohet në mbyllje të fjalimit, tre njerëzit e zemrës bashkohen në skenë (FOTO)

Pasardhëse

Lulzim Basha surprizohet në mbyllje të fjalimit, tre njerëzit e zemrës bashkohen në skenë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.