• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën, bën publike faktet e rënda edhe për Sali Berishën

28 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me letrën e Autoritetit të Dosjeve, se Ilir Meta rezulton spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.

Çupi shkruan se Meta ka goditur fortë ligjin themeltar të shtetit shqiptar. Mirëpo sipas tij, Meta dhe Berisha janë spiunë të agjencive të huaja jo-miqësore me Shqipërinë.

Komenti i plotë:

“Ku do të gjejë krehër Ilir Meta?

Ilir Meta e ka marrë lëndën e heroizimit, jo nga ide patriotike as nga librat e vjetër, por e ka marrë si mjet për t’u fshehur. Ilir Meta e ka marrë heroizimin në kohën kur iu afrua fundit të historisë së tij; në atë moment solli në mendje Vasil Laçin dhe postulatin e tij filmik: “Më jepni një krehër se dua të vdes i bukur!’.

Tani Ilir Meta, i shpallur botërisht si ‘bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit” të diktaturës, po ndien fundin e tij. Iliri ‘vasilaçaj’ po e prek fundin as për shkak të maskarallëkut si spiun i Sigurimit, as për shkak të të këqijave që i shkaktoi shtetit shqiptar, atdheut dhe kombit.

Ka diçka tjetër më të pandershme.

Ç’ të zeza i shkaktoi shtetit dhe kombit të vet?

Është i pari dhe i fundit në botë si mbetje e Sigurimit të Shtetit që i hip në qafë shtetit të vet dhe e ndot me mënyrën më të shëmtuar. Tani shteti ynë, 30 vjet nën këmbën e një spiuni, ka humbur një pjesë të legjitimitetit dhe një pjesë të moralit.

Legjitimitetin e humbi për arsye se në këto dekada, shteti kishte një kryeministër të paligjshëm; kishte një kryetar parlamenti të paligjshëm; kishte një president të paligjshëm. Ligji nuk lejon që në këto funksione të larta të afrohet një Spiun i Sigurimit të Shtetit të diktaturës. Kemi 30 vjet që gjëmojnë daullet ‘kundër spiunëve’, por spiunët bëjnë karrierë shtetërore dhe pasuri të paligjshme.

Aq më pak morali qytetar e njerëzor që nuk e lejon këtë mizori mbi ‘ zotin shtet’.

Shteti ynë ka humbur, me këtë rast, besueshmërinë e aleatëve dhe ka marrë vëmendjen cinike të shteteve që nuk na duan.

Çfarë duhet të bëjë shteti, të kufizojë Demokracinë?

Jo demokracinë, por të paktën disa rregulla të demokracisë, duhen ngurtësuar përkohësisht. I duhet dhënë e drejta shtetit që të kërkojë, si kirurgu, qelizë pas qelize, për të zhdukur kancerin e Sigurimit të Shtetit dhe të spiunit Ilir Meta. A duhen pezulluar disa akte që ka firmosur ky njeri?, a duhen anuluar për gjithmonë disa akte të tij kundër aleatëve dhe kundër Sigurisë së vendit që po ky i vulosi?, a duhet praktikuar metoda më e vjetër e marrjes së qimes për të mos lejuar më askënd me ‘qime spiuni që t’ i afrohet punëve publike?

Ndoshta të gjitha duhen bërë.

Atëherë, pyetja tjetër:

Përderisa fundin e Ilir Metës nuk e solli e keqja që kreu kundër individit dhe jetës së tij, vallë cila e keqe tjetër?

Ilir Meta, më e pakta qenka edhe spiun i Sigurimi të Shtetit dhe ka marrë në qafë një apo disa njerëz. Spiunët e kësaj shkalle, në asnjë vend të botës, nuk kanë shkuar më përtej se te dëmi mbi jetën e individit. Ndërsa Meta ka shkuar shumë larg, ka shkelur, ka goditur fort ligjin themeltar të shtetit, paqen dhe sigurinë në vend, ka sulmuar si ujk aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE; ka minuar Drejtësinë… Me një fjalë, e ka telendisur vendin, e ka rrjepur si një pulë dhe e ka bërë gati që të vijë dikush ta ‘shërojë’.

Ilir Meta, sipas të gjitha të dhënave, ka kaluar nga spiun i vogël i Sigurimit, në një shërbëtor të madh për agjencitë e huaja të spiunazhit në vende jo miqësore ndaj nesh. Do të shikojmë se ku do të falet Ilir Meta ditën kur do t’ i duhet krehri: Në Beograd, në Moskë apo në Teheran.

Pse ndodhi pikërisht sot dorëzimi i Ilir Metës në duar të ligjit?

Ai, sigurisht që ka llogari të tjera ku do të falet për pasurinë e pa ligjshme, por sot u dorëzua si Spiun para institucioneve. Ndodhi vetëm tre ditë pasi në Durrës, MEK anuloi Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Qeveria shqiptare qe e detyruar ta anulonte samitin për arsye sigurie dhe për shkak të kërcënimeve dhe komploteve terroriste, siç shkruante Washington Post.

A është Ilir Meta i lidhur me shërbimet inteligjente dhe interesat e Iranit?

Të paktën disa fakte hedhin hije dyshimi. Përderisa as kësaj here presidenti në detyrë nuk lëvizi as gishtin nën trysninë e kërcënimeve nga Irani, kjo dëshmon.

Para kësaj, Ilir Meta si president i Republikës, nuk e përkrahu kërkesën për ekstradimin e Ambasadorit dhe dy diplomatëve spiunë iranianë nga Tirana, në dhjetor 2020. Nga ata diplomatë ishte përgatitur një akt terrorizmi dhe një komplot kundër vendit tonë. As vetë ftesa e SHBA për të ndërmarrë këtë veprim nuk e lëvizi vendit Ilir Metën. Kryeministri Edi Rama e mori gjithë barrën mbi vete, madje edhe kërcënime nga Irani. Presidenti Donald Trump, në 19 dhjetor 2020 i dërgoi një letër falënderimi Edi Ramës, por anashkaloi tërësisht presidentin Meta.

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja… Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, shkruante presidenti amerikan Trump. Presidenti Meta u la ‘i lirë’ në vetminë e tij.

Që atëherë Presidenti Meta është lënë mënjanë nga të gjitha delegacionet e Shteteve të Bashkuara.

Kërcënimet e Metës kundër Amerikës sipas stilit të vrasjes së presidentit Alende, janë klishe të marra nga fjalori i armiqve që akuzojnë Amerikën për vrasje pa gjyq dhe diversion. Për presidentin shqiptar Meta, ‘Rusia ka më shumë raketa se Amerika’.

Ku takohet Meta me Berishën gjatë rrugës Beograd- Moskë- Teheran?

Meta është përkundur nga Berisha në prehrin e spiunazhit. Fillimisht e kërcënoi, pastaj i tha “Haj se nuk ka gjë, një spiun i vogël je”. I fshehu dosjen, e stërviti në punët me disa dosje të UDB. Dje Berisha e mbrojti Metën me pasion si ‘spiun i Sigurimit’, duke dëshmuar se ‘Berisha i di të gjitha ose i ka bërë të gjitha’, dhe tashmë del se ‘Berisha është edhe tutor i Metës’.

Ndaj Berishës janë drejtuar gishti dhe qindra prova se përveç angazhimeve me sigurimin shqiptar, ka shërbyer si agjent i shërbimeve të huaja sekrete, madje edhe familjarisht. Ndër të parat përmendet UDB. Që në fillim të Demokracisë nisën të përhapen shumë pyetje:

Nga do të vinin projektet djallëzore për rrënimin e ekonomisë së vendit?

Si do të lidhej shteti shqiptar ‘me litar’ në grykë për dërgimin e 600 tonë naftë në ditë për Milloshevicin, në kushtet e embargos se Kombeve të Bashkuara?

Pse do të zhdukej Remzi Hoxha?

Pse do të burgoseshin aktivistët e UÇK?

Nga do të vinte projekti për luftën civile Veriu kundër Jugut?

Edhe sot e kësaj dite, projekti për të mbajtur gjendje tensioni e turbullire në vend, është një frymëzim që vjen nga kanale të ndyra kundër kombit.

Tradhtia kombëtare dënohet me ligj.

Si i mban lidhjet Meta me Moskën?

Flas për lidhjet e afërta, jo për ato që zhvillohen përmes kodeve dhe personave të fshehtë.

A ka Ilir Meta kapitale të përbashkëta në biznese të përbashkëta me agjentë rusë në botë? Po ndërtime në Serbi? Lidhja me Londrën dhe me Qipron a janë vallë lidhje të natyrshme?!, edhe pse Ilir Meta thotë ‘ e bëj për fëmijët’.

Po ambasadorët e emëruar nga presidenti Meta, a kanë si përparësi rolin e informatorit mes Kremlinit, Beogradit dhe Metës?.

… Krehri, përsëri! Nuk është një fjalëkryq, as kod. Është një fund ‘heroik’, të cilin Meta do ta ëndërronte; por…, sikur të mos e kishin zbuluar si spiun.”-shkruan Çupi.

Paraardhëse

Vala e nxehtësisë përfundon të dielën, paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë na pret javën që vjen

Pasardhëse

Sula për korrupsionin në qeveri: Shpëtimi vjen vetëm nga drejtësia

Pasardhëse

Sula për korrupsionin në qeveri: Shpëtimi vjen vetëm nga drejtësia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.