• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi nxjerr prapaskenat çfarë ndodhi dje në selinë e PD-së dhe paralajmëron zhvillime të bujshme

5 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
137
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë pas mbledhjes së organizoi dje në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha dhe insistimin e tij për të mos i njohur zgjedhjet e 25 prillit.

Komenti i plotë:

“Majmuni akademik nuk kthehet te humbja

Mora vesh se sapo ka përfunduar një mbledhje në sallat e Partisë Demokratike, ku kryetari u ka shpallur luftë zgjedhjeve. Ai ka thënë se ‘nuk i njohim’- një fjalor ky që përkon me fjalorin e përdorur në diplomacinë e Luftës së Ftohtë. Thellë në kohë në të shkuarën shkon sjellja e kryetarit të PD që humbi zgjedhjet. Edhe Lindja kishte humbur ndaj Perëndimit që thoshte ‘nuk e njohim’.

Por sidoqoftë, PD sapo deklaroi se ‘nuk njeh zgjedhjet’ ku ndodhej vetë. Arsyeja është e qartë: Njëra palë ka humbur, dhe kjo palë nuk ‘i njeh’. Po sikur PD të kishte fituar?… Po sikur PD të humbë përsëri?…

Me një arsyetim shumë të thjeshtë, ‘i njeh a nuk i njeh zgjedhjet!’, kemi hyrë në një diskutim akademik, më shumë se në një diskutim ‘lufte’, me të cilin edhe po kërcënon pala e humbur. Akademizmi ka lidhje me të kaluarën: A mund të kthehemi atje thellë në kohën e kaluar, apo jo?

Franz Kafka, shkrimtar dhe filozof, aty nga fillimi i shekullit 20, hyri në rrjedhën e gjatë të filozofimit të kthimit në kohë, njësoj si sot diskutimi akademik ‘ta pranoj a të mos e pranoj kohën e djeshme?’, ‘ta njoh vitin e kaluar?’, ‘ta sjell prapë humbjen e tre mandateve të kaluara?’. Lul Basha i PD ka katër a pesë herë që humb zgjedhjet dhe nuk i njeh..

Kafka solli modelin e ‘majmunit akademik’. Majmuni do të mbante një fjalim në Akademinë e Shkencave, ku do të fliste mbi të shkuarën e tij para se të ndahej nga stadi majmunëror dhe të bëhej ‘akademik’. Herë thoshte se që nga ajo ditë kishte kaluar një ‘kohë shumë e gjatë’, herë thoshte se kishte kaluar një periudhë ‘e shkurtër’.

Por më shumë u duartrokit për deklaratën e dytë:

‘Majmuni akademik’ deklaroi se kurrë nuk do të kthehej te periudha e mëparshme.

Për ta bërë bindëse deklaratën e bujshme, majmuni akademik solli dy argumente që dëshmonin se ‘nuk ishte më në kohën e shkuar’. E para- tha majmuni akademik,- ‘kam hequr dorë nga kokëfortësia’. Ai kishte nisur të dëgjonte njerëzit- gjë që nuk e bënte kurrë më parë. Mandej kishte pranuar edhe të ndryshonte, sipas deklaratës.

Argumenti i dytë pse e kishte lënë pas krahësh të shkuarën- tha majmuni- është se ‘kam nisur të mos mendoj më me stomak’. Majmunët mendojnë me stomak, por ‘akademiku’ e kishte lënë pas atë stad; tani mendonte me kokë.

Ja ky ishte diskutimi ‘akademik’ mbi kohën e lënë pas- sipas Kafkës- që na hyn në punë sa herë hasim në gropat e stadit të kapërcyer. Ne jemi në shekullin 21 dhe prapë na hyn në punë diskutimi i ‘majmunit’

Ne shqiptarët, votues dhe qytetarë, kemi provuar kufirin më të qartë të ndarjes mes diktaturës dhe demokracisë. Por pyetja bëhet: Vallë ‘majmuni’ ynë e ka kapërcyer stadin nga diktatura në ‘akademizëm’? Kjo është çështja. Zulmi i luftës për demokraci dhe fitore në zgjedhje niset nga instinkti i vjetër e majmunit ‘proletar’. Që në momentin kur PD, për të tretën legjislaturë, sapo shikon humbjen deklaron se nuk i njeh zgjedhjet, do të thotë se që në hapin e parë është nisur vetëm ‘për fitore’. Vetëm në ‘demokracinë proletare’ Partia ka vetëm fitore. PD po shkon pas.

A mund ta kthejmë kohën që iku?- pyeti ‘akademiku’ i Kafkës. Atij personazhi, vetëm atij, i lejohej kjo pyetje; shkrimtari e zgjodhi qëllimisht nga radhët e majmunëve. Sepse qeniet njerëzore kishin ndërgjegje e nuk u lejohej të shtronin pyetje të qartësuara prej shekujsh: Se koha nuk kthehet, e dinë njerëzit. Por edhe majmuni akademik tha se ‘nuk e kërkon kthimin e kohës’. Ne e dimë se kur partia humb zgjedhjet, humbësit humbin shumë interesa. Por çfarë të bësh?!… Disa nga humbësit kishin shpresuar se ‘nuk do të paguajnë dritat’, disa duan poste zyrtare, disa duan pushtet mbi të tjerë, ndërsa liderët luajnë për interesa shumë të mëdha… Por ja që ndodh të humbin. Atëherë, i duhet vënë zjarri gjithçkaje tjetër? Majmuni akademik e pranoi ‘me dhimbje’ se tashmë stomaku i tij nuk do të funksiononte edhe si stomak edhe si tru. Jo, ai i la pas interesat e mëdha të stomakut…

Ka një ‘akademizëm’ të hershëm në fushën e Demokracisë; vetëm demokratët kanë mbetur ata që nuk e njohin ‘akademizmin demokratik’. Nuk njohin as zgjedhjet.” – shkruan Çupi.

Paraardhëse

Albano Bogdo rrëfen prapaskenat e skeçit me kryeministrin Rama: Na erdhi që në 8, s’kisha ngrënë bukë

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit! Kryemadhi bën një tjetër lëvizje, takohet me delegacionin e ODIHR

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit! Kryemadhi bën një tjetër lëvizje, takohet me delegacionin e ODIHR

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.