• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi nxjerr detajet “bombë” për takimin sekret gjatë natës të Sali Berishës

13 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi shkruan se gjatë gjithë jetës, shqiptarët kanë bashkëpunuar ‘gjatë natës’ me serbët; por në mëngjes kanë dalë të larë.

Çupi ka zbuluar edhe skandalet Sali Berishës në bashkëpunim me Serbinë.

“Presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetat e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë psillëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore. Ishte natë, errësirë, në mëngjes vetëm binte era naftë e gjak njeriu, por nuk kishte fajtorë. Natën, për gjithë natën, u ekzekutuan edhe dëshmitarët që fatkeqësisht i pikasën në takime liderët shqiptarë me ‘kriminelin’ Arkan dhe me të tjerë”, – shkruan ndër të tjera Frrok Çupi.

ANALIZA E PLOTË

“Pasi kanë pirë fshehurazi nëpër klube të errëta, në mëngjes mallkojnë ‘haram!’…

Më kanë treguar disa herë se si burrat pinë natën në Shkup, në Tetovë a në Prishtinë. Ajo e Shkupit është pamja më filmike: Sa bie nata, shqiptarët nga përtej Urës së Gurit nisin të lëvizin, një nga një, drejt anës tjetër; por si hije, pak të përkulur që të mos njihen… Shkojnë atje dhe mblidhen në klubet ‘sllave’ ku pihet alkool. Të nesërmen të gjithë lëshojnë parulla kundër alkoolit, asnjë shkupjan shqiptar ‘nuk pi alkool’. Është interesante, vërtet.

Jo vetëm në Ballkan, por edhe në kombe e shtete të tjerë ku ndalohet alkooli, aty pihet alkool gjithë natën. Në Malajzi, gjatë një kongresi botëror të gazetarëve, nuk na la njeri të provonim qoftë edhe një gotë verë, por gazetarët malajzianë na vinin në kongres që në mëngjes të dehur. Në Tunizi, gjithashtu e ndoshta kudo.

Kjo është interesante, vërtet, sidomos për tregime mes burrash.

Por vërtet interesante bëhet ‘sjellja me alkoolin’, sikur ta nxjerrim prej ‘shishes’ dhe ta shikojmë në sjelljen humane, politike, sociale të njerëzve në ‘zonat e vështira’. Ballkani, për të cilën po thuhet që ta bëjmë ‘të hapur’, në fakt është një zonë e vështirë. Këtu po luftohet ‘me këmbë të kalit’ kundër ‘hapjes’, dhe ndërkohë të gjitha punët (edhe punët e këqija) bëhen fshehurazi, nëpër klube të errëta si të ishte mesi i ditës.

Jam i sigurt se kjo është arsyeja pse liderët e shtetit të Kosovës po luftojnë heroikisht kundër projektit për hapjen e Ballkanit. Këta janë gati të bien shahitë në fushën e betejës politike, veç të mos u hapet klubi i errët ku i gatuajnë punët e fshehta. Janë disa njerëz që edhe kafen duan ta pinë fshehurazi…

Nëse Ballkani do të bëhej i hapur, atëherë ku do të qëndronte fuqia e këtyre liderëve?! Këta nuk do të kishin më asnjë pikë force që t’i suleshin Serbisë, asnjë pikë force që t’i suleshin Shqipërisë, asnjë kapacitet që të mashtronin gjithë ditën e të bënin plane natën.

Gjithçka që kërkohet në projektin e Ballkanit të Hapur, shumica e këtyre punëve në fakt realizohen përditë: 70 për qind e mallrave të konsumit në Kosovë vijnë nga Serbia, një pjesë e burrave i kanë gratë serbe, një pjesë e fëmijëve janë me dy kombësi; shumica shqiptare vaksinohen në Beograd; shumica bëjnë biznes me serbët….

Kjo bëhet ‘natën’. Ndërsa ditën qeveria e Kosovës i sulet Serbisë dhe Shqipërisë; me Serbinë shkel syrin sepse i di edhe gjuhën, ndërsa me Shqipërinë e ka seriozisht.

Gjatë gjithë jetës, natë e ditë, shqiptarët kanë bashkëpunuar ‘gjatë natës’ me serbët; por në mëngjes kanë dalë të larë. Me Serbinë janë bërë punë të fshehta, të fshehta edhe para gjithë botës. A ju kujtohet viti 1994? Atëherë Amerika dhe OKB morën vendim që të ‘fiket’ makina e hekurt e Milloshevicit që po copëtonte shqiptarët e Kosovës e madje edhe vetë serbët. Po e dini çfarë bënë shqiptarët? Shqiptarët e nivelit më të lartë u takuan natën; presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetat e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë psillëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore.

Ishte natë, errësirë, në mëngjes vetëm binte era naftë e gjak njeriu, por nuk kishte fajtorë.

Natën, për gjithë natën, u ekzekutuan edhe dëshmitarët që fatkeqësisht i pikasën në takime liderët shqiptarë me ‘kriminelin’ Arkan dhe me të tjerë. Gjatë gjithë natës së historisë, mes Beogradit dhe Tiranës, ishin shkëmbyer misione spiunazhi, kasapë për njëri tjetrin, disa prej të cilëve u bënë liderë… Po kush i pa? Ishte natë.

Të gjitha janë bërë, por fshehurazi, në errësirë. Ballkani i hapur do të thotë që këta monstra të mos e kenë fuqinë e lakuriqit të natës. Por edhe një mrekulli tjetër sjell mëngjesi i Ballkanit të Hapur. Të fshehtat që u kryen natën në Urën (jo mbi gurë) por në Urën mbi jetë njerëzish, tani të dalin hapur… Sa frikë kanë, o zot.

Njësoj si tua kesh zbuluar klubin e errët ku kanë pirë gjithë natën.” -shkruan Çupi.

Paraardhëse

Deputeti shqiptar feston ditëlindjen, shihni se çfarë iu shpërndan kolegëve gjatë seancës së Kuvendit, përfitojnë gazetarët dhe kameramanët (FOTO)

Pasardhëse

Një gotë ujë gjithmonë para se të bëni dush, arsyeja është shkencore

Pasardhëse

Një gotë ujë gjithmonë para se të bëni dush, arsyeja është shkencore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.