• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi nuk i lë gjë pa nxjerrë Sali Berishës, paralajmëron fundin e frikshëm të tij dhe hedh dyshimet e forta edhe për Shkëlzenin

2 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
134
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi komentoi sot sërish në emisionin ‘Breaking’ shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur herë pas here masa të tilla.

“Fakti se për Berishën u bë një shpjegim, i cili ishte edhe në formën e akuzave penale, do të thotë se bën përjashtim nga shumë të tjerë. Ishte presidenti, kryeministri i Shqipërisë. Në fillim kishte fituar një lloj besimi nga Amerika për të qeverisur në një vend ish-komunist. A duhej të fliste drejtësia përpara? Sigurisht, por në rastin e Berishës që e kishte minuar drejtësinë dhe ishte nën një korrupsion jashtëzakonisht të madh, cila drejtësi do të fliste para SHBA? Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë promotorët për reforminin e reformës në drejtësi. Prej 92 nuk kishim drejtësi, ishte drejtësi e formuar me militantë politikë, të kthyer në shërbëtor të disa personave”, – tha Çupi.

Teksa shtroi pyetjen “a mund të vinim ne me drejtësinë që kishte diktatura?”, analisti i njohur tha:

“Drejtësinë e bëjnë ligjet, e kur hymë në këshillin Europian, legjislacioni shqiptar u bë sipas tyre. Gjykatat që jepnin drejtësi duhej të kishin kapacitet profesionale. Kemi masakrën e ‘96, ku Berisha ishte autori kryesor dhe nuk u paraqit asnjëherë në gjykatë. Kemi vitin ‘97 ku u vranë 3 mijë njerëz dhe askush nuk shkoi para gjykatës. Kemi vitin ’98 ku u bë grusht shteti, kemi vrasjen e Remzi Hoxhës. Aktet mizore që kanë ndodhur në këto 30 vite e kanë kaluar diktaturën. Jemi në një periudhë ku dhuna dhe vrasjet pa gjyqe nuk mund të aplikohen më”. – tha Çupi.

Çupi shtoi se Berisha del e thotë ‘djali im ka punuar 4 muaj dhe është një ndër më të pasurit’, e si mund të themi se nuk është korrupsion?

Pse nuk u zgjodh drejtësia në Shqipëri, por garancia në Francë nga Berisha?

“Besoj se Berisha do të fitojë kohë në Francë, pasi e di se nuk fiton gjë aty. Politika amerikane deri tani nuk është hedhur në gjyq, nuk mund të fitohet me politikën. Amerika ka bërë atë që bëhet politikisht, e ka izoluar presidentin e Shqipërisë për tentativat e tij për të prishur Shqipërinë. Nuk e ka dënuar, nuk i ka dhënë asnjë masë, ka vepruar politikisht. Akuzat që formuloi DASH nuk ka nevojë të shtosh më shumë. Tani fillon puna e drejtësisë. Berisha patjetër do të shkojë, nuk është më i dëmshëm, është i padëmshëm për Shqipërinë.

Procesi gjyqësor dhe hetimor për Berishën ka nisur. Për aq kohë sa u hap dosja e Gërdecit, 21 Janarit. Kam përshtypjen se qoftë edhe këto porta që ka hapur drejtësia, shkojnë te krimet e Berishës. Kanë rrënuar jetën e njerëzve, drejtësinë. Me Berishën nuk do të kishte paqe në këtë vend.” – tha Çupi.

Paraardhëse

Kejvina Kthella pranon se ka kryer ndërhyrje estetike në këtë pjesë të trupit (FOTO)

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama bën lëvizjen e papritur, braktis Asamblenë e PS dhe niset me urgjencë drejt Turqisë

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama bën lëvizjen e papritur, braktis Asamblenë e PS dhe niset me urgjencë drejt Turqisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.