• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi ngre alarmin mbi atë çfarë po ndodh në botë dhe lëshon paralajmërimin e fortë për opozitën

3 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi me anë të një shkrimi të gjatë mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi ka trajtuar një sërë çështjesh lidhur me atë çfarë po ndodh në Shqipëri dhe në botë.

Analiza nga Frrok Çupi:

“Sa mitike, aq edhe reale është marrëdhënia me të vdekurit ndër varre. Sa herë jeta ndihet në rrezik, aq herë njeriu tenton të rimarrë kontrollin; dhe çuditshëm i drejtohet ekstremit. Epidemia e përbotshme e Virusit që e shënon shekullin tonë si të rrallë mes 4 miliardë vjetëve, është kthyer në ‘altar mitik’ ose në varrezën ku pastrohen të gjallët.

A po lahen mëkatet përmes kësaj ‘varreze’ botërore?

…Kur avioni rus i ndihmave mjekësore iu drejtua dje Amerikës, sa shumë komente kam lexuar poshtë lajmit. ‘Ëhat the f@ck is going on ëorld ?!’ (Ç’dreq po ndodh me botën!)- kjo shkruhej përgjithësisht. Njerëz të përhumbur, ende janë larg të kuptojnë se kjo pandemi është ngjarja që i bën të gjithë të barabartë. Dy superfuqitë e kanë kuptuar se jeta po rrezikohet dhe duhet të rimarrin konrollin. Ka plot njerëz që nuk ‘kalojnë këtej’ dhe e shikojnë jetën siç ishte më parë dhe veten- siç ishin. Por çdo gjë ka ndryshuar, duhet kaluar diku djathtas varrezave- siç bënin paganët.

Nuk i shikoni çfarë bëjnë këta të tanishmit? Një infermier nga Vora që doli vullnetar për në Itali, po e grijnë; më parë e torturuan se nuk i dhanë punë, i shëmben shtëpinë me bomba, tani e përgojojnë se ‘Qazimi nuk ka diplomë’. Qazimi mund të humbë jetën në luftën e Italisë, por sot ndodhet në krye të vlerës së doktorëve; megjithatë këta as mundohen të kalojnë “andej nga varrezat” ku preket realiteti. Akoma nuk e dinë se ka ndryshuar gjithçka; doktori nuk është më doktor nëse rri në shtëpi, madje as vetë ‘Dr. Berisha’- më i madhi i këtyre, nuk mund të thërritet më ‘Doktori’; kjo kishte ndodhur dikur, në një kohë që nuk mbahet mend më. As opozita nuk mund të marrë pushtet pa larë shpirtin të paktën tre dekada. Pa le që nuk dihet kush do ta ketë pushtetin: Corona?, kibernetika?, heshtat?, apo lideri i vetëm dhe i fortë?

Për të pastruar sytë për nesër, fillimisht duhet kaluar ndër varreza: Corona i ka bërë të gjithë të barabartë, si politikanin përbindësh, vilat e shtrenjta në Rolling a në Gji-Lalëz, princin e Ëellsit, Tom Hanks apo princeshën që u varros e vetmuar në Spanjë?. As thasët me euro që do të gjenden nesër në bodrume vilash, nuk do të kenë vlerë. Grabitësit e tyre do t’u ndalohet t’u përmendet emri, siç iu bë zjarrvënësit të Athinës, Herostrati.

A lulëzojnë të drejtat nëpër varrezë?

Kur them ‘varrezë’ u morëm vesh se po them ‘kjo katastrofë epidemie’… Vetëm një fenomen ‘mitik’ ka një të drejtë ta ushtrojë të drejtën para se të dalë nga varrezat: Ky vendos kush do të dalë; nëse i pari është mashkull- atëherë radhën për të ardhur në varre e ka një mashkull, dhe po kështu për femrën… Kjo e drejtë i takon vetëm zotit. Kritikët që nuk kanë kaluar ende andej, po marrin rolin e zotit. Këta kërkojnë mirëqenie të madhe teksa njerëzit po vdesin me mijëra e miliona dhe mund të ndodhë që të bëhen shumicë. Këta kërkojnë që polici dhe ushtaraku të mos e ndalojnë njeriun të shkojë te vdekja. Këta hapin panik se ‘mungon letra higjenike’ dhe mund të ndodhë që të invadohen dyqanet për letër. E gjitha ndodh sepse nuk kalojnë andej nga varrezat… Tani janë cunguar të drejtat, por për t’i dhënë të drejtë zotit që të mbyllë derën e varrezës. Mund të kemi një lider të vetëm, dorë të fortë, le ta besojmë. Mund të kemi autarki. Teoria e re e shtetit po kërkon ‘më mirë një lider të pampostur’. Opozitarët ia kanë frikën Edi Ramës, por nuk e arrijnë dhe as e ndalojnë dot. Si ta arrijnë, që nga streha?! Tani nuk është koha për pispillosje… I keni vënë re kritikët si vishen luks dhe dalin në ekrane; e keni vënë re se vetëm kritikët, që nga Michael Moore deri te Tit Vasili, nuk kanë marrë virus?! ‘Hamenjtë’ shtetërorë si Trump, Johnson, Pence, dhe Skënder Brataj ynë…., u vunë seriozisht në rrezik… E si mund të ndalen këta?!

Kritikët e luksit dhe të mistrecllëkut po fundosen, por nuk kanë as aftësinë për të planifikuar çfarë po u vjen përpara, gjë që as kafsha nuk e ka, ndërsa njeriu po.

Erdhi prapë rasti i të varfërve:

Nuk është fjala për një lavdërim të varfërisë si në komunizëm… Jo.

Këtu besohet ‘altari i varrezave’, të varfërit kalojnë lehtësisht andej. A nuk e shikoni se më të varfërit po u dalin zot më të sëmurëve të botës? A janë doktorët e infermirët shqiptarë në Itali? Janë më të varfrit e Evropës. Italianët e pasur, vetë- kritikë, po thërrasin memorien e ‘varrezës së Otrantos’ në vitin 1997 ku u hodhën 120 jetë shqiptarësh. Sa shumë u vonua Evropa e pasur për ndihmë ndaj Italisë dhe Spanjës? Po këtu, ku janë politikanët e pasur? Askush, as ditën e fundit, nuk u la një vilë për të infektuarit, as për doktorët, as ktheu ca flori për të mbajtur frymën e të varfërve…; këtej do të kalonin ndër varreza, por nuk e bënë. Apo nuk kishim politikanë të pasuruar?

Lufta ka zgjedhur: Ajo po godet më shumë shtetet e zhvilluar, me lëvizje të dendur dhe me turizëm. Po ndryshon konfigurimi i shteteve; nga shtete të përgjithshme e globale po mzrrin rrugën në shtete- kombe. Lufta e bën shtetin- ka shkruar filozofi amerikan Charles Tilly. Siç kali lind, njeriu formohet.” shkruan ai në analizën e tij.

Paraardhëse

Manastirliu shpërndan mesazhin me shumë rëndësi: Kushtojini vëmendje

Pasardhëse

Ministrja Manastirliu del me një tjetër reagim dhe zbulon vendimin më të fundit për përballimin e Covid-19

Pasardhëse

Ministrja Manastirliu del me një tjetër reagim dhe zbulon vendimin më të fundit për përballimin e Covid-19

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.