• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi jep mesazhin e fuqishëm: Ja si po fshihen vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave

18 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
244
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar arrestimin e kardiokirurgut, Edvin Prifti. Sipas tij politika e korruptuar mbron veten me çdo mjet.

Çupi shkruan se “në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave:  “Vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.”

Analiza e Frrok Çupit:

“A na duket vetja ‘të gjithë të bërë pis’?, apo këta po na detyrojnë të mitizojmë doktorin që u kap në vjedhje dhe ta ndjejmë veten ‘të gjithë njësoj’?… Prej ditësh ka plasur kjo luftë, tashmë jo me vjedhjen e njërit, por me në ‘të gjithë’.

Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vjedhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pisllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske; që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin krimin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.

Sjellja e doktorit:

Sa ka thënë hetimi deri më sot, dhe sa ka marrë vesh bota mbarë, ‘doktor i mirë’ është, por nuk e prekte pacientin nëse i sëmuri nuk i paguante 2 mijë euro, të paktën. Kishte ngritur skuadrën, rrugën e parave, listën e pacientëve; makina i punonte deri në detaje. Skema u zbulua për shkak të një lidhjeje me një skemë tjetër kriminale në Drejtësi. Nesër lidhja mund të shtrihet deri në arat me misër, ose në parcelat e kanabisit, ose në thertoret e qytetit, ose në universitet. Me siguri zgjatimi i parë do të jetë në fushatën e zgjedhjeve politike që priten.

Më duket se të gjithë po bluhemi së bashku në flluskën e veseve. Kush ka shpëtuar nga pisllëku nuk mund të shpëtojë nga ata që e mbrojnë. O do të bëhen të gjithë si vjedhësi, o nuk ka rrugë!. Kjo është çështja.

Pse duhet të bëhemi ‘të gjithë vjedhës’?

Politika e korruptuar mbron veten me çdo mjet. Deri tani një president, një kryetar partie, një deputet, një mjek, një ministër…, na kanë bërë thirrje t’i bashkohemi doktorit. Vetë doktori ka thënë se është pjesë në politikë…

A mund të bëhemi të gjithë vjedhës? Me shpresë të zotit, jo. Po a na projektojnë kështu? Deri më sot na kanë projektuar si ‘gjithë populli ushtar’, ‘të gjithë fajtorë e të gjithë bashkëvuajtës’, ‘të gjithë të barabartë’…. Shpëlarja e turit edhe me rastin e ‘doktorit të mirë’, ka për qëllim që të na bëjnë njësoj. Në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave: vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.

Vallë, bota tjetër si u mbrojt nga damka ‘të gjithë vjedhës’?

Kjo nisi shpejt, fillimisht me vjedhësit e kuajve. Nuk mund të vinin deri te floriri nëse nuk kishin vjedhur kuaj, ose të paktën lopën e fshatit. Për herë të parë që u mbyllën kufijtë në New England para luftës civile, në vitet 1700 e ca, kufijtë u mbyllën për të ndaluar vjedhësit e kuajve që vinin nga shteti tjetër. Pastaj, për herë të parë që krijuan një parti të pëlqyeshme dhe që jetoi deri në shekujt e vonë, krijuan ‘partinë ndjekëse’ të vjedhësve. Derisa vjedhësit e kuajve u fuqizuan dhe krijuan banda. Por aty edhe ra miti i vjedhësve. Vjedhësit ranë sepse u veçuan prej ‘të gjithëve’, edhe pse të fuqizuar.

Ndërsa këta tanët po na shtyjnë prapa, deri përtej viteve njëmijë e shtatëqind. Duan të na bëjnë ta shikojmë veten ‘të gjithë vjedhës të kuajve’ dhe ata të fshihen sikur janë ‘të gjithë’ Ne pra do të jemi ata.”-shkruan Cupi.

Paraardhëse

Duma: Duhet të frenojmë krizën ekonomike, më 25 prill fiton Shqipëria

Pasardhëse

Kartat e ID, Bylykbashi shpërthen ‘keq’ ndaj kryeministrit: Ramës i intereson të ulë pjesëmarrjen në zgjedhje

Pasardhëse

Kartat e ID, Bylykbashi shpërthen 'keq' ndaj kryeministrit: Ramës i intereson të ulë pjesëmarrjen në zgjedhje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.