• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: 9 ditë frike! Berisha e di sa e rrezikshme është kjo

1 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi përmes një komenti të hollë shprehet se politikanëve shqiptarë iu kanë hyrë të dridhurat nga SPAK dhe kanë filluar që në fshehtësi të bëjnë gati rrobat për tek ‘vendi’.

Çupi ndalet tek ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilën shkruan se po kalon ditët më ankthioze të tij, duke studiuar gjithë terrenin në mënyrë që të vendosë që të hyjë apo jo në Kuvend.

Komenti i plotë:

“9 ditët e pulë-herrit

Sot hyri shtatori, muaji i makthit dhe i frikës. Ata që janë gati për në ferr, me siguri e kanë bërë mendjen rrafsh, si detin e verës, dhe kishin qetësuar veten: “Ohu!, deri në shtator…, kushedi kur vjen ai muaj i dreqit”. Por ja erdhi, duhen vetëm nëntë ditë deri në kulmin e asaj të tmerrshmes. Janë 9 ditë të dridhura, 9 ditë frike dhe çmendurie. Në të folmen e Shqipërisë së Mesme, njeriut që prek fundin e vet, i thonë ‘ të hynë të dridhurat e pulë-herrit’.

Sot nisi dita e parë, shtator 2021.

Deri mbrëmë liderët e pushtetit të vjetër, fshehurazi, kanë mbledhur një dorë plaçka dhe janë bërë gati për ‘te vendi’. Prokurori i SPAK dje ka deklaruar se shtatori do të jetë muaji i dosjeve të shumta. Këta, fajtorët, nuk u kanë treguar familjarëve se kanë mbledhur nga një boçe teshash; se po të tregonin- do të zhvleftësoheshin edhe para tyre. Para partive të tyre janë zhvleftësuar fare. Doktor Berishës nuk i pranuan as dhëndrin në kryesinë e Partisë; në kryesi kanë mbledhur disa ‘aguridhe’ që as e njohin Berishën. Berisha ‘nuk u dorëzua’ para Amerikës, por po dorëzohet para këtyre tipave. Këta do ta ndjekin me gurë po e panë në selinë blu.

Kështu nisi dita e parë e dridhjeve.

Ditën tjetër, me siguri, Berisha do të vazhdojë të sulmojë ‘afganët’, si njerëz të Sorosit. Ardhja e afganeve është kundërshtuar nga entourage i Berishës. Pse e bëri këtë ‘mareshali’, siç e quan avokat Ngjela? Doktori e di se me këtë nuk ndryshon asgjë në politikat amerikano-shqiptarë për sigurimin e viktimave të talibanëve, megjithatë e bën këtë me një qëllim tjetër: Duke sulmuar Amerikën, Berisha çekon sa ushtarë ka rreth e rrotull. Mirëpo kësaj here mbeti me pako njerëz.

Përpjekja e Berishës për ta kthyer ushtrinë e tij nga ushtri politike në ushtri tribale, thuajse si talibane, dështoi, ideja ishte vetëm utopi. Në PD dhe në rrethinat e saj, doktori kishte një ushtri qorre, që vrisnin cilindo pa pyetur sa fëmijë kishte viktima. Edhe në Kosovë, që nga vitet ‘97 ai ka pasur ushtrinë e vet. Albin Kurtin e ftoi në betejë kundër shtetit shqiptar, jo si i të njëjtës ideologji, por si i të njëjtit fis. Deri dje kishte shpresa të mëdha; por me sa duket edhe Kurti ka kuptuar ku është hendeku. Berisha e kishte projektuar luftën nga jashtë sistemit kundër ushtrisë qeveritare, po e dogji Afganistani.

… Pas tre a katër ditësh do të jetë afruar data 9. Atë ditë, Doktori ‘do të lahet e rruhet’- sipas një thënieje të ministrit Teta në vitin ’98 dhe do të niset për në Parlament. Aty nuk do ta ndalojë njeri, por as do ta përshëndesin ushtarakisht. Do të hyjë në sallë; as Luli nuk do t’i flasë, vetëm Tritani me të cilin ndanë paratë e ‘Shqiponjës’. Mjerim i madh. Nuk do të hapë as seancën si deputeti më i moshuar; as këtë atribut nuk do t’ ia lënë. Zonja Bozdo, bash për këtë qëllim nuk dha dorëheqjen.

Por a ka një aleancë të nëndheshme me maxhorancën për ta pranuar Berishën në Parlament? Kjo hije dyshimi luhatet sa andej këndej dhe e bën doktorin më të paqëndrueshëm. Aleanca duket se është kjo: Berishës i falet ardhja në Parlament me qëllim që të shërbejë si figurë e frikshme në ‘kopshtin e lulelakrave’ për të trembur zogjtë. Doktori do ta polarizojë politikën, me qëllim që të bëhet i domosdoshëm për tryezë bisedimesh… Ku ta dish.

Po Amerika pse nuk po kërkon më që Berisha të mos hyjë në Parlament?!

Kjo e tremb më shumë doktorin. Duket se Amerika ia ka vënë vizën edhe si i korruptuar, edhe si minues i demokracisë, edhe si dhunues i të Drejtës. Berisha e di sa e rrezikshme është kjo, ai është komunist i egër dhe e di mirë se kur lideri harrohet sikur nuk ekziston, e ka punën keq.

Vjen data 9. Te hyj a të mos hyj? Dilemat makbethiane e godasin zemrën e doktorit kardiak. Para se të vendosë, doktori do të shikojë situatën: A shquhen forca policore aty rreth Parlamentit? Po civilë që bëjnë rol të dyfishtë, a vërtiten aty rrotull? Ata që rrinë te trotuari para selisë së Parlamentit, a kanë pranga nëpër duar?… Ky është makthi vdekës, që në Tiranë e quajnë ‘ta dredhës bishtin si pulë- herr’.

‘Nëntë ditët’ janë shënuar në kalendarin e njerëzimit sipas përkatësisë etnike. Ne shqiptarët e shënojmë kësaj here, kur po kërkojmë që në ditën e nëntë të shtatorit të fitojmë Drejtësinë. Ndërsa për popuj të tjerë si hebrenjtë, është periudha në të cilat mbahet zi për fatkeqësitë e popullit.

‘Nëntë ditët’ arrijnë një kreshendo në agjërimin e Tisha B’av, një ditë që kalohet pothuajse tërësisht në zi për të kujtuar vajtjet e panumërta, kryqëzatat, dëbimet dhe holokaustet që kanë goditur kombin gjatë shekujve.

Ne, shqiptarët, e kemi si ditën e dridhjeve të ‘pulë- herrit’, pas luftës civile të ’97, pas piramidave financiare, pas Gërdecit, pas korrupsionit të famijes së ‘mareshallit’.” – shkruan Çupi.

Paraardhëse

Tërmeti lëkund Greqinë, ku ishte epiqendra

Pasardhëse

Me apo pa qumësht, mësoni cila kafe është më e mirë për shëndetin

Pasardhëse

Me apo pa qumësht, mësoni cila kafe është më e mirë për shëndetin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.